InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Tre arsye pse Edi Rama nuk ngjall më besim

29 Janar, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Gazeta gjermane: Liria e medias në rrezik, Rama po çimenton pushtetin

Nga Red VARAKU

Kjo qeveri ka dështuar në të gjitha drejtimet , por dështimi i saj më i madh është fakti që pas tetë vjetëve ajo ka humbur plotësisht kredibilitetin dhe nuk ngjall më asnjë besim tek qytetarët.

Hulumtuesit që merren me besimin e qytetarëve tek qeveritë tregojnë që janë tre arsyet e rrënimit të besimit të tyre.

Së pari, është mungesa e aftësisë. Kjo qeveri ka treguar një paaftësi legjendare në ushtrimin e detyrave të saj. Për shkak të paaftësisë së saj Shqipëria po izolohet nga Perëndimi dhe dyert e BE na janë përplasur në fytyrë për tetë vjet me rradhë duke na pesëfishuar kushtet për integrimin.

Për shkak të paaftësisë së saj Shqipëria dhe shqiptarët kanë humbur rolin e të qenurit faktori më i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe janë kthyer sot në anëtarë të projektit rus të Jugosllavisë së re , rrjedhimisht në vasalë defacto të Beogradit.

Ajo dëshmoi paaftësi kriminale në menaxhimin e fatkeqësisë së tërmetit dhe pandemisë . Me qindra familje ndodhen akoma në çadra dhe në shumë zona rindërtimi ende nuk ka filluar akoma pavarësisht propagandës së qeverisë. Madje, qeveria po e përdor këtë fatkeqësi jo vetëm si propagandë për të pastruar imazhin e saj të rrënuar nga përgjimet dhe denoncimet e opozitës, por gjithashtu për të vjedhur miliardat e ardhura si ndihmë nga BE për qytetarët

Ndërsa përsa i përket pandemisë qytetarët u lanë tërësisht të braktisur dhe pa asnjë ndihmë nga qeveria si në kuptimin shëndetësor ashtu dhe në kuptimin ekonomik. me mijëra familje e përballuan vetë kostot e mjekimit , ndërsa me mijëra biznese dhe mijëra qytetarë dolën të papunë , madje të dhënat tregojnë që kjo qeveri e përdori në mënyrë krejt të pacipë edhe këtë fatkeqësi për të vjedhur tendera dhe për të bërë sërish propagandë.

Së dyti, kësaj qeverie i mungon ndjeshmëria. Ajo ka dhënë prova të mjaftueshme që është tërësisht e pandjeshme ndaj halleve të qytetarëve. Lidhjet e saj me bandat dhe kthimi i këtyre bandave në ‘institucionet’ më të rëndësishme të organizimit komunitar është tallja dhe poshtërimi më i madh që kjo qeveri i ka bërë qytetarëve shqiptarë. Përgjimet e BILD dhe së fundmi përgjimet e Ndranghetës janë një radiografi e akullt dhe e hidhur e realitetit shqiptar të sunduar prej tetë vjetësh nga kjo qeveri.

Së treti, një nga arsyet pse qytetarët nuk besojnë më është mungesa e integritetit. Integritet do të thotë të thuash atë që bën dhe të bësh atë që thua. Kjo qeveri vjen me një bilanc katastrofik dhe ka dëshmuar se nuk ka realizuar asnjë nga premtimet që bëri tetë vjet më parë. E vërteta është se ajo ka dëshmuar jo vetëm mungesë integriteti, por ka treguar se është krejt e pacipë në raport me qytetarët e saj.

Pasuria e pajustifikueshme e qeveritarëve tanë, ndërkohë që sot Shqipëria është vendi me të ardhura më të ulëta në rajon dhe rreth 500 000 shqiptarë jetojnë në kushtet e varfërisë dëshmon që qeverisemi jo nga njerëz, por nga kriminelë të pamëshirshëm .

Ndërsa, pamjet që rrodhën në mënyrë krejt rastësore dhe ‘të pafajshme’ nga restoranti luksoz i Nusretit në Dubai, ku qeveritarë të akuzuar fort nga opozita për korrupsion, shijonin biftekë e arit , ndërkohë që qytetarët shqiptarë ndidheshin nën ujë dhe rrezikonin dhe atë pak pasuri që i ka mbetur, ishte më shumë se mungesë ndjeshmërie, është babëzi shtazarake.

Pra, paaftësia, pandjeshmëria dhe mungesa e integritetit kanë prodhuar thyerjen më të madhe të besimit tek kjo qeveri në mënyrë të pakthyeshme dhe kjo e ka tronditur nga themelet këtë kryeministër. Këto janë arsyet kryesore se pse sot kjo qeveri nuk ngjall më asnjë besim dhe këto janë arsyet kryesore se pse ky kryeministër nuk frymëzon dot më askënd, përveç Elisës.

Të Lidhura

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025
Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025
Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025

TË FUNDIT

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”
Show Biz

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”

16 Korrik, 2025

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025

16 Korrik, 2025

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com