InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Edi Rama mashtron”, Spahia: Marrëveshja për kurimin e 100 pacientëve në Turqi funksionon që prej vitit 1999

7 Janar, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
“Edi Rama mashtron”, Spahia: Marrëveshja për kurimin e 100 pacientëve në Turqi funksionon që prej vitit 1999

Atë që Rama e quan marrëveshje dhe sukses, Partia Demokratike e konsideron mashtrim.

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia në një reagim në rrjetet sociale thotë se marrëveshja për kurimin falas të 100 pacientëve në Turqi është në fuqi që prej vitit 1999.

Sipas Spahisë, ajo që bëri Rama ishte thjesht një rinovim i marrëveshjes.

“100 pacientë janë kuruar cdo vit prej vitit 1999 në Turqi. Madje gjatë vitit 2010, 2011 dhe 2012 falë bashkëpunimit e mirëkuptimit me palën turke numri i pacientëve shqiptarë të trajtuar në Turqi shkoi deri në rreth 130 në vit dhe 84 pacientë u kuruan në spitalet italiane. Madje 10-15 mjekë të rinj trajnoheshin cdo vit për traumat dhe emergjencat në Turqi”, shkruan Spahia.

Postimi i plotë:

“100 pacientë shqiptarë do të kurohen në Turqi”, ky ishte “suksesi” i një marrëveshje që u tha se u nënshkrua gjatë vizitës së Edi Ramës në Turqi!

Ky është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës se vetëm këtë di të bëjë e mesa duket hallin e ka po aq të madh sa paturpësinë për të gënjyer kaq hapur.

Në fakt, “marrëveshja për kurimin e 100 pacientëve” është thjesht rinovim formal i asaj marrëveshje që funksionon prej vitit 1999 në Ministrinë e Shëndetësisë.

100 pacientë janë kuruar cdo vit prej vitit 1999 në Turqi. Madje gjatë vitit 2010, 2011 dhe 2012 falë bashkëpunimit e mirëkuptimit me palën turke numri i pacientëve shqiptarë të trajtuar në Turqi shkoi deri në rreth 130 në vit dhe 84 pacientë u kuruan në spitalet italiane. Madje 10-15 mjekë të rinj trajnoheshin cdo vit për traumat dhe emergjencat në Turqi.

Në 3 vitet e fundit, nën drejtimin e Ogertës, as edhe një mjek nuk u trajnua sic ka ndodhur tradicionalisht ndër vite.

Madje për shkak se dosjet e pacientëve mbahen në sirtarët e ministrisë për t’u verifikuar përkatësinë politike, 40 vende për trajtim shëndetësor u dogjën në vitin 2019, duke e detyruar palën turke që të ndryshonte destinacionin e fondit për kurim drejt Azerbajxhanit e vendeve të tjera. 40 të sëmurëve iu pre mundësia e kurimit falas në Turqi për shkak të paaftësisë e makutërisë!

Këto janë sjellje cnjerëzore, që tregojnë se si shëndeti i qytetarëve të këtij vendi shihet si mundësi për përfitime politike e monetare! Shtoji këtyre edhe talljen e mashtrimin publik si në rastin e rinovimit të marrëveshjes për 100 pacientë në vit, kjo është fytyra e qartë e Edi Ramës dhe e të zgjedhurve të vet: të paaftë, makutë e të paturp deri në palcë!

Të Lidhura

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025
Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!
Aktualitet

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!

12 Korrik, 2025
Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë

12 Korrik, 2025
Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025
“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
Aktualitet

“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

11 Korrik, 2025
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i MOTIT për sot
Aktualitet

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i MOTIT për sot

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!
Show Biz

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!

13 Korrik, 2025

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara
Show Biz

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara

13 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 13 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 13 Korrik 2025

13 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com