BE po fillon një shpërndarje të koordinuar të vaksinave për të luftuar Covid-19.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të shtunën se vaksina Pfizer-BioNTech ishte dorëzuar në të gjitha vendet anëtare.
Disa vende filluan të administronin vaksinimin të shtunën, duke thënë se nuk ishin të gatshëm të prisnin më edhe një ditë tjetër.
BE ka raportuar deri më tani më shumë se 335,000 vdekje për shkak të Covid.
Më shumë se 14 milion njerëz janë infektuar dhe masat e rrepta të bllokimit janë aktualisht në fuqi në pothuajse të gjitha vendet anëtare.
BE ka siguruar kontrata për më shumë se dy miliardë doza vaksinash nga një grup kompanish të ilaçeve.
Vaksinimi masiv për 446 milion njerëz të BE pritet të fillojë në orët e ardhshme.