Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese, pasi u plotësua me gjashtë anëtarë.
Gjatë një takimi me studentët e drejtësisë, Basha tha se u deshën tre vjet për të ngritur Kushtetuese. Megjithatë, Basha e cilësoi lajm të mirë, por shumë të vonuar.
“U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Padiskutim që është një lajm i mirë, por shumë i vonuar. Me qeverisje e ardhshme drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë. Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme që e ka marrë peng drejtësinë”, deklaroi kryedemokrati.