InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Po ikën rinia, 46% e emigrantëve janë nën 40 vjeç

24 Dhjetor, 2020
in InfoPress, Lajme
A A
Po ikën rinia, 46% e emigrantëve janë nën 40 vjeç

Emigracioni, i cili ka vijuar me ritme konstante në 30 vitet e fundit dhe me gjasë do të shtrihet me të njëjtin intensitet edhe në dekadën në vijim, po ndikon për keq cilësinë e popullatës në Shqipëri.

Të dhënat e INSTAT mbi emigracionin më 2020 tregojnë se, nga totali i emigrantëve rreth 1.7 milionë persona, shumica janë të rinj.

Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur mosha 20 nga 40 vjeç e dominon popullatën në emigracion dhe përben 46 për qind të totalit të emigrantëve.

Mbi grup moshën 45 vjeç popullata në emigrim vjen në rënie. Anketa të tjera mbi potencialet e emigracionit tregojnë tendencën e lartë te të rinjve në moshë te re për të emigruar në krahasim me moshat e tjera.

Një studim i ekspertëve Gëdeshi dhe King ka identifikuar se, 70 për qind e 20 vjeçarëve dëshironin të largoheshin nga vendi në vitin 2018.

Kjo dëshirë për të lënë vendin është më e lartë tek të rinjtë se të grup moshat e tjera. Shkaqet lidhen me një seri faktorësh sociale dhe ekonomike, thotë Gëdeshi.

Instituti Shqiptar i Statistikës ka raportuar se gjatë vitit të kaluar 25.5 për qind e të rinjve nga mosha 15 -24 vjeç as nuk ishin në shkollë dhe as në punë. Studimi mbi të Rinjtë 2018-2019, i institutit Gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) tregon se potenciali për të emigruar në grupmoshën 15-29 vjeç është rreth 60%.

Dëshira e të rinjve për të ikur jashtë vendit është me e lartë se në popullsinë e përgjithshme, ku sipas barometrit të Ballkanit gjysma e të pyeturve në Shqipëri, pa dallim moshe, raportojnë se do të dëshironin të jetonin larg vendit vitin e kaluar.

Pas Censit të vitit 2011, migracioni vazhdon të luajë një rol shumë të rëndësishëm në dinamikën e popullsisë. Shqipëria vazhdon dhe do të vazhdojë të përjetojë flukse dalëse të popullsisë, ashtu sikurse projeksionet e popullsisë sugjerojnë.

Në vitin 2019, në popullsinë mesatare gjithsej të Shqipërisë, të rinjtë 0-14 vjeç zënë 17,0 %, popullsia në moshë pune 15-64 vjeç zë 68,5 % dhe popullsia mbi 65 vjeç përbën 14,4 % të popullsisë gjithsej. Piramida e popullsisë, e cila jep një paraqitje të strukturës moshore dhe gjinore të popullsisë, pasqyron trendin e zhvillimeve që kanë ndodhur për grup moshat në fjalë. Tendenca drejt procesit të plakjes së popullsisë në të ardhmen vihet re nga rritja e lehtë e përpjesës që zë popullsia 65 vjeç e lart, shoqëruar kjo me uljen e numrit të popullsisë në moshë të re (0-14 vjeç).

Emigracioni shqiptar ka qenë emigracion i dominuar nga faktorë ekonomik. Kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë arsyet ekonomike ato që shtyjnë pjesën më të madhe të shqiptarëve të largohen nga vendi. Sipas anketës së Forcës së Punës, 2019, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” me 83,7 %.

/Monitor

Të Lidhura

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025
Thaçi kthehet në Prishtinë, lejohet të vizitojë babain e sëmurë, brohorima “UÇK, UÇK” pranë spitalit, Rama: Ky është burrë
Lajme

Thaçi kthehet në Prishtinë, lejohet të vizitojë babain e sëmurë, brohorima “UÇK, UÇK” pranë spitalit, Rama: Ky është burrë

14 Mars, 2025

TË FUNDIT

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar
Sport

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar

23 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 23 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 23 Korrik 2025

23 Korrik, 2025

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!
Bota

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!

22 Korrik, 2025

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova
Show Biz

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova

22 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com