InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KRISHTLINDJET/ Ish-deputeti Ndocaj mesazh urimi: Covid-19, e vuri njeriun në sprova të vështira, me besimin në fuqinë e Krijuesit ne do mund ta mposhtim të keqen dhe t’i gëzohemi jetës

24 Dhjetor, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Batuta e “kaubojsit”: Thonë që virusi do të kthehet në shtator, çfarë do të thotë kjo? Është me pushime?!

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, përmes urimit tradicional për Krishtlindje, ka uruar të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, për më shumë begati dhe paqe në këtë kremtim, i cili vjen në një kohë të pazakontë, pasi pandemia e Covid-19, e vuri njeriun në sprova të vështira, por me besimin në fuqinë e Krijuesit ne do mund ta mposhtim të keqen dhe ti gëzohemi sërish jetës.
Në urimin e tij, Ndocaj është ndalur në mesazhin e kësaj feste, duke na ftuar të jemi besimplotë dhe të bindur se bashkërisht do ia dalim kësaj të keqeje, pasi në vazhdimësi kemi kapërcyer sfida të njëpasnjëshme, duke dëshmuar se në emër të jetës, jemi të pathyeshëm dhe solidë në vlerat dhe parimet themelore.

Të dashur bashkatdhetarët e mi!

Më lejoni që në emrin tim t’u përcjell urimet e mia më të përzemërta pë këtë festë të madhe të mbarënjerëzimit!Sot kremtojmë Lindjen e Birit të Perëndësisë, që erdhi si dashuri e Krijuesit për vazhdimësinë e jetës, duke qenë kështu mesazhi më kuptimplotë dhe më domëthënës për realitetin në të cilin ndodhemi dhe për të cilin kemi nevojë më shumë se kurrë.

Kremtimi i kësaj feste, në një situatë të vështirë, ku pandemia Covid-19, e vuri njeriun në sprova të vështira, është adresimi i duhur për më shumë besim në fuqinë e bashkimit dhe në tejkalimin e ndasive që vijnë nga botëkuptime që zbehin vlerën e jetës.

Me lajtmotivin e këtij mesazhi, le të jemi besimplotë se bashkërisht do ia dalim, pasi në vazhdimësi kemi kapërcyer sfida të njëpasnjëshme, duke dëshmuar se në emër të jetës, jemi të pathyeshëm dhe solidë në vlerat dhe parimet themelore.

Me urimin tim më të përzemërt për JU dhe familjet Tuaja, dëshiroj që Krishtlindja të sjellë te Ju dhe familjarët tuaj, paqen dhe qetësinë e duhur, të trazuar aq shumë gjatë këtij viti të vështirë!

Qofshi mirë me shëndet dhe paçi mirësinë dhe bekimin e Lindjes së Krishtit, që erdhi si ndriçim në jetët tona! Krishtlindje të mbara dhe të begata për të gjithë JU, kudo ndodheni!

Përzemërsisht,

Eduart Ndocaj

Të Lidhura

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026
Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier
Aktualitet

Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier

28 Mars, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës
Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com