Anxhela Peristeri shpallet fituese e Festivalit të 59-të të Këngës. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, Festivalin Europian të Këngës, me këngën “Karma”, me tekst të Olti Currit, dhe muzikë të Kledi Bahitit.
Ndërsa vendin e dytë në këtë kompeticion e fitoi Festina Mejzini me këngën “Kush je ti dashuri”.
Vendin e tretë e fitoi Sardi Struga me këngën “Kam me t’ba me kajt”.

























