Një ditë e shënuar kjo për drejtorin e “TV Istogu”, Luard Mehmetaj.
Nëna e tij, Ajshja, feston 73 vjetorin e lindjes. Një grua dhe nënë fisnike që nuk e trembi lufta, vitet e egra të saj lanë vragë të pashlyera, por ajo kurrë nuk e humbi besimin se një ditë Kosova e saj e dashur do të jetë e lirë dhe e begatë.

Nëna Ajshe, sot feston këtë përvjetor të 73 të saj, e rrethuar me të dashurit e saj e të zemrës, nipër dhe mbesa që janë vazhdimësia e virtyteve të saj.
Gjithë jetën e saj ia dedikoi familjes, duke rritur dhe edukuar fëmijë të virtytshëm për atdheun dhe për shoqërinë. Ndaj kjo nuk është një ditë feste vetëm për familjen Mehmetaj, por për të gjithë rrethin e tyre, të cilët i janë mirënjohës nënë Ajshes për sakrificat e saj. Sot drejtori i “TV Istogut” ndihet më shumë se krenar.

Luardi, sukseset e tij në jetë ia dedikon frymëzimit nga nëna Ajshe, e cila e mbrujti me vlerat më humane. Kjo familje e mrekullueshme, sot ndjehet si në një oaz, rrethuar nga bekimi i jetës së tyre, pasi Nëna Ajshe, vjen në këtë datëlindje, e fortë, e qeshur, e shëndetshme dhe krenare, pasi ka rritur fëmijë që janë model i sjelljes dhe shembull i vizionit të tyre për jetën.

Ne si staf i urojmë edhe 100 vite të lumtura nënë Ajshes, shëndet e jetë të gjatë për të shijuar investimin tek fëmijët e saj, si dhe tek nipërit e mbesat.
Nënë Ajshe, InfoPressAlbania, të uron qofsh jetëgjatë dhe shëndetplotë, e rrethuar me dashurinë e pakufishme të fëmijëve, nipërve dhe mbesave!











