InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Kur do të vijë vaksina anti-covid në Shqipëri? Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi mbërrijnë dozat e para

22 Dhjetor, 2020
in Artikuj, InfoPress, Lajme
A A
Kur do të vijë vaksina anti-covid në Shqipëri? Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi mbërrijnë dozat e para

Agjencia Europiane e Medikamteve (EMA) dhe Komisioni Europian miratuan të hënën vaksinën kundër koronavirusit “BioNTech-Pfizer”. “Kjo do të thotë që vaksinimi masiv i rreth 450 milionë njerëzve në të gjithë BE-në është një hap më pranë. Vlerësimi pozitiv i EMA-s për vaksinën pritej gjerësisht.

Vendet e BE-së po përballen me një valë të dytë të ashpër të virusit”, shkruan Deutsche Welle. Autoriteti për miratimin e medikamenteve në BE, i vendosur në Amsterdam, ishte nën presion nga vendet europiane, përfshirë Gjermaninë, për të përshpejtuar vendimin e tij, i cili ishte planifikuar fillimisht për 29 dhjetor.

“Ne i dhamë autorizim të kushtëzuar për treg vaksinës së prodhuar nga ‘BioNTech’ dhe ‘Pfizer’”, tha në një deklaratë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vetëm disa orë pas rekomandimit të EMA-s për të miratuar vaksinën. Përveç moshës, kufizimet prekin edhe gratë shtatzëna.

Meqenëse për këtë grup ka vetëm të dhëna të kufizuara, duhet të vlerësohet rast pas rasti a do të ishte e sigurt të jepet vaksina. Vaksina prodhohet nga kompania gjermane “BioNTech” dhe gjigandi farmaceutik amerikan “Pfizer” dhe në testimet klinike rezultoi efektive në masën 95 për qind. Por, sipas Deutsche Welle, transporti është ai që mund të paraqesë sfida logjistike, pasi vaksina duhet të ruhet në -70 gradë Celsius, një temperaturë shumë më e ulët se temperaturat e ftohjes standarde.

Kjo e detyroi kompaninë të zhvillojë kontejnerë të veçantë për transport. Por, kur do të mbërrijë vaksina në vendin tonë?

Dhe sa do të duhet të presim, ndërkohë që një sasi e konsiderueshme dozash kanë mbërritur në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut?

Në një intervistë dhënë për DW, shefja e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se Shqipëria është pjesëmarrëse në COVAX dhe bën pjesë në vendet me vetëfinancim të vaksinës anti-COVID si edhe është në bisedime edhe me një kompani prodhimi por pa dhënë detaje se kur do të mbërrij vaksina në vendin tonë.

“Shqipëria është pjesë e COVAX me vetëfinancim. Pra, ajo ka paguar/blerë tek COVAX për të pasur vaksinën anti-COVID. Ndërkohë, ka edhe disa propozime të tjera dhe po vlerësohen marrëveshje me vende të BE-së, të cilat mund të ofrojnë një sasi vaksinash si dhe me vetë Komisionin Europian për grupe të ndryshme vunerabël.

Po ashtu, po bëhen përpjekje për marrëveshje direkte mes Shqipërisë me kompani prodhuese. Komiteti i Ekspertëve po vlerëson skenarë të ndryshëm të furnizimit me vaksina si dhe skenarë të ndryshëm të vaksinimit në vendin tonë.

Një skenar është për vaksinën e prodhuar nga “PFIZER” që kërkon të ruhet në minus 80 gradë Celsius dhe për këtë lypset një investim për një infrastrukturë të re; skenari tjetër është për vaksinën anti-Corona të prodhuar nga kompania “MODERNA” që kërkon më tepër investime; skenari i tretë është për vaksinën e prodhuar nga kompania “AstraAzeka”, për të cilën Shqipëria i ka kapacitetet dhe duhen vetëm të ketë pak shtesa. Por nuk përjashtohet edhe marrja e vaksinave nga kompania “Johnson&Johnson” apo kompani të tjera”, tha doktoresha.

E pyetur nga DW se kur mendohet të fillojë vaksinimi dhe me cilat shtresa të popullsisë, Bino tha parashikohet në 3-mujorin e parë 2021. “Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit ka identifikuar si grupe prioritare punonjësit e shëndetësisë, rezidentët dhe punonjësit e institucioneve të kujdesit afatgjatë dhe më pas personat mbi 75 vjeç, ata mbi 65 vjeç, personat më të rinj se 65 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese, personelin e shërbimeve kritike”./Deutsche Welle

Të Lidhura

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025
Nga Denada Isa: Mësimdhënia është art dhe të tillë e ben mësuesi
Artikuj

Nga Denada Isa: Mësimdhënia është art dhe të tillë e ben mësuesi

22 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë
Sociale

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë

30 Janar, 2026

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Show Biz

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

30 Janar, 2026

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit
Aktualitet

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit

29 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com