Kreu i PD, Lulzim Basha ka caktuar edhe 2 prej 12 drejtuesve politikë që partia më e madhe e opozitës do të ketë në qarqe dhe do të drejtojnë fushatën elektorale.
Në Shkodër, lideri demokrat ka caktuar Helidon Bushatin, ndërsa në Fier do të jetë Enkelejd Alibeaj.
Ish-deputeti i PD-së, Helidon Bushati në 2017 pranoi që të largohej nga lista e Shkodrës. Ai sot është anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, por Lulzim Basha e rikthen duke i besuar “timonin” e fushatës në kryeqendrën e veriut.
Ndërkohë që nesër do të prezantohet Alibeaj në Fier, i cili është ish-deputet i kësaj force politike dhe ish-kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 2015.
Ndërkaq në qarkun e Vlorës është caktuar Bujar Leskaj, ish kryetar i suksesshëm i KLSH për më shumë se një mandat.