Nikoll Sherrniku është autori i dyshuar, i cili është vënë në pranga ditën e djeshme për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela. Ngjarja e rëndë ndodhi duke u gdhirë 5 Dhjetori ku Prela me dy persona u konfliktuan pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës.
Pas kësaj, u qëllua me armë në makinë dhe për pasojë humbi kontrollin e mjetit dhe mori plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen.
Ndërkohë bashkëpunëtori që është shpallur në kërkim është kushëri i Elvis Martinajt, i cili është identifikuar si Brilant Martinaj dhe dyshohet të jetë larguar nga vendi, por mbetet mister vendi ku po qëndron në arrati.
