Rriten sërish infektimet ditore me Covid-19.
Sipas asaj që njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 832 raste të reja infektimi.
Sa i përket viktimave, 12 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, duke e çuar kështu në 822 numrin total të tyre nga nisja e pandemisë.
Në total, në 24 orët e fundit janë kryer 2176 tamponë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan,
27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje,
17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë,
11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh,
3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet,
1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.
VIKTIMAT
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.
SITUATA NË SPITALET COVID
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.











