InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Denoncimi i PD, Gjata: Fondet e rikonstruksionit të shkollës në Thumanë u vodhën

27 Nëntor, 2020
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Denoncimi i PD, Gjata: Fondet e rikonstruksionit të shkollës në Thumanë u vodhën

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë dhe pushtetin lokal në Krujë se kanë abuzuar me fondet e rikonstruktimit të shkollës “Ramazan Jongozi” në Thumanë që u shemb nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata gjatë një video-mesazhi, tha se pak muaj para tërmetit të 26 Nëntorit shkolla ishte rikonstruktuar dhe për të ishin paguar 587 milionë lekë.

Sipas PD, rikonstruksioni i shkollës është bërë në mënyrë të pjesshme pasi nëse ajo do të ishte rikonstruktuar siç duhet nuk duhet të ishte shembur nga tërmeti. Ai shtoi gjithashtu se pjesa e mbetur e rrënojave të godinës pas tërmetit u rrafshua brenda natës nga fadromat për të fshehur gjurmët.

“Shkolla u rrafshua brenda natës nga fadromat, në mënyrë që nga vjedhja e fondeve dhe abuzimit skandaloz kriminal të mos ngelej gjurmë, duke zhdukur vjedhjen. Kështu, 587 milion lekë avulluan vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit. Pyetja që ngremë sot është: Çfarë po ndodh sot me fondet e rindërtimit të kësaj shkolle simbol të korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie?”, tha Gjata.

“Fondet po vidhen sërish, sepse “Hajdutët e Fatkeqësisë” janë të pangopur. Ata kërkojnë që milionat të zhvaten sërish dhe rindërtimi i shpejtë i shkollës nuk është aspak prioritet i kësaj qeverie. Që dikush të vjedhë disa miliona lekë, pushtetarët e sotëm në Tiranë dhe në Krujë bëjnë gjithçka munden, por veç për fëmijët që bëjnë kilometra të tërë për të shkuar në një shkollë tjetër, nuk mendojnë. “Hajdutët e Fatkeqësisë” i kanë zvarritur procedurat e lidhjes së kontratës me të paktën 3 muaj, derisa kanë rënë dakord se si do ta ndajnë prenë e tyre në oborrin e një shkolle në tentativë, ku sot duhet të mësonin nxënësit. Shkolla e Thumanës duhet të kishte përfunduar sot që flasim, por korrupsioni i “Hajdutëve të Fatkeqësisë” e ka penguar atë. Deri tani, është realizuar vetëm 30% i punimeve totale, duke dëshmuar se puna e vërtetë e kësaj qeverie është grabitja e qytetarëve edhe në kohën më të vështirë për ta. Nxënësit nuk janë prioritet i kësaj qeverie, tepsia PO! Shumë shpejt, perdja do të bjerë dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” do të përgjigjen përpara ligjit.”, shtoi përfaqësuesi i PD. 

Të Lidhura

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
E rëndë në Belsh/E kafshon qeni i fqinjit, ndërron jetë gruaja
Aktualitet

E rëndë në Belsh/E kafshon qeni i fqinjit, ndërron jetë gruaja

5 Shkurt, 2026
Parashikimi i motit 4 Shkurt 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu
Aktualitet

Parashikimi i motit 4 Shkurt 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

4 Shkurt, 2026
Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin
Aktualitet

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin

3 Shkurt, 2026
Parashikimi i motit, 1 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 1 shkurt 2026

1 Shkurt, 2026
Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit
Aktualitet

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit

29 Janar, 2026

TË FUNDIT

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026

E rëndë në Belsh/E kafshon qeni i fqinjit, ndërron jetë gruaja
Aktualitet

E rëndë në Belsh/E kafshon qeni i fqinjit, ndërron jetë gruaja

5 Shkurt, 2026

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet
Lifestyle

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

5 Shkurt, 2026

Princesha e Uellsit mesazh mbështetjeje për personat që luftojnë me kancerin: Nuk jeni vetëm!
Bota

Princesha e Uellsit mesazh mbështetjeje për personat që luftojnë me kancerin: Nuk jeni vetëm!

5 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com