InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pfizer, vaksina efikase te të moshuarit

19 Nëntor, 2020
in Artikuj, InfoPress, Shëndetësi
A A
Pfizer, vaksina efikase te të moshuarit

Tjetër lajm i mirë për vaksinat kundër koronavirusit. Ajo e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech rezulton 94% efikase te personat mbi 65 vjeç. Gjithashtu vaksina kineze e SinoVac rezultoi efikase dhe e sigurtë. Paralel me lajmet për vaksinën, OBSh-ja njoftoi për rënien e rasteve të reja në Europë, hera e parë që një gjë e tillë ndodh në tre muaj. 

Vaksina kundër koronavirsuit e zhvilluar nga bashkimi i firmave Pfizer dhe BioNTech rezulton 94% efikase për personat mbi 65 vjeç. Të dhënat e tjera të publikuara për fazën e tretë të provave klinike, tregon se vaksina funksionin në mënyrë të njëtrajtshme për të gjitha moshat, racat dhe etnitë.

Dy firmat thanë tani se do të aplikojnë për autorizim emergjent në Shtetet e Bashkuara. Gjetjet e fazës së tretë janë bazuar pas testimit të mbi 41 mijë vetëve në mbarë botën.

Javën e kaluar, Pfizer dhe BioNTech publikuan të dhënat paraprake të vaksinës që rezultoi mbi 90% efikase kundër Covid-19 dhe nuk paraqet shqetësime sigurie. Kjo u pasua nga lajmi për vaksinën e firmës tjetër amerikane Moderna, që sipas të dhënave rezulton se është 95% efikase.

Shkencëtarët thonë se lajmet e fundit për efikasitetin e vaksinave janë tepër inkurajuese dhe sigurojnë një zgjidhje të qëndrueshme.

“Të kalosh nga identifikimi i virusit tek prodhimi i disa vaksinave, tregon se shkenca ka hedhur një hap madhor para,” tha Prof Trudie Lang nga Universiteti i Oxfordit.

Lajme pozitive erdhën edhe për vaksinën e firmës kineze SinoVac, por zyrtarë të saj nuk thanë sa për qind është ajo efikase. Ata u mjaftuan vetëm me një deklaratë që thekson mbrojtje të plotë dhe siguri të vaksinës.

Lajmet e mira për efikasitetin e vaksinave vijnë paralelisht me njoftimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rënien javën e kaluar të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Europë.

Një gjë e tillë ndodh për herë të parë në tre muaj, ndërsa në kahun tjetër numri i viktimave vazhdon të rritet. Europa, mbetet rajoni më i prekur i botës me të paktën 15 milionë të infektuar.

Të Lidhura

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025
Studimi: Helmi i akrepit mund të përdoret për të trajtuar tumoret e kancerit të gjirit
Shëndetësi

Studimi: Helmi i akrepit mund të përdoret për të trajtuar tumoret e kancerit të gjirit

29 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…
Show Biz

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…

31 Janar, 2026

Horoskopi, 31 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë
Sociale

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë

30 Janar, 2026

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Show Biz

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

30 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com