Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e një personi të infektuar me COVID-19 në Tiranë.
Bombola e oksigjenit që ai kishte marrë për të lehtësuar frymëmarrjen ka shpërthyer, duke e plagosur.
72 vjeçari i plagosur M.N është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar të tjerë.
“Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19. Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” thuhet në njoftimin e policisë.











