Shqipëria do të mbizotërohet ditën e sotme nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët dhe mundësia për reshje është e ulët.Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 21°C.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.