Sipas MeteoAlb, dita nis me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në vendin tonë. Por duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen me të shpeshta në skajin verior duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar, ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.