Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat më të fundit sa i përket pandemisë Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 299 raste të reja, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 qytetarë.
Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1315 testime, ndërsa janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
VIKTIMAT
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,
12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,
8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,
6 raste në Pogradec dhe Përmet,
5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë,
3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar,
2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas,
1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.
SITUATA NË SPITALET COVID
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 299
Të shëruar ne 24 orë 106
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1315
Testime totale 117025
Raste pozitive 19157
Raste të shëruara 10654
Raste Aktive 8026
Humbje jete 477
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4113
Durrës 757
Fier 510
Shkodër 497
Korçë 488
Lezhë 383
Elbasan 348
Vlorë 319
Berat 229
Kukës 183
Gjirokastër 102
Dibër 97