Vazhdojnë përplasjet në distancë mes PS dhe LSI lidhur me dhënien e dekoratave nga ana e presidentit Ilir Meta.
Ish-deputeti i LSI, i pari i listës së Tiranës, Përparim Spahiu dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj janë përplasur teksa ky i fundit e ka akuzuar Spahiun si pronar llotosh te zona e bustit të ‘Vojo Kushit’ në kryqytet.
Në deklaratën e sotme nga Peza, Veliaj tha se ‘presidenti që do kaq shumë Vojo Kushin dhe dekoratat, sjell të parin e Tiranës për partinë e vet deputetin që ia hipte Vojos sipër’.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Përparim Spahiut, duke e quajtur Veliajn një ‘gënjeshtar patologjik, i cili është rikthyer sërish duke folur për bizneset e shkatërruara prej tij në emër të “bustit të Vojo Kushit’!
Deklarata e plotë e Përparim Spahiut:
Nuk qeveriset me batuta!
Gënjeshtari patologjik i Tiranës qenka rikthyer sërish duke folur për bizneset e shkatërruara prej tij në emër të “bustit të Vojo Kushit”!
I dashur batutaxhiu Erion.
E para, prona në fjalë për të cilën flet gallataxhiu i Tiranës ishte me letra që në kohë të Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës.
E dyta, prona në fjalë nuk ishte lloto që na kishte bllokuar bukurinë e Tiranës por një biznes tjetër dhe që u prish për interesa të një oligarku të lidhur me ty.
E treta dhe më e rëndësishmja. Si armik i sipërmarrjes duhet ta dish se të gjitha bizneset e asaj zone janë në procese gjyqësore dhe një pjesë e tyre e ka fituar atë, në dëm të vendimeve të bashkisë. Kjo faturë dështimi do paguhet nga taksat e qytetarëve të Tiranës.
Por, ti s’e ke problem të humbësh gjygje që s’do t’i paguash vetë.
Njësoj si protektori yt që i faturoi popullit shqiptar 140 milionë euro gjygjesh të humbura edhe ti, po e bën Tiranën tokë të djegur.
Por jo edhe për shumë kohë.
Përgjigjen do ta marrësh më 25 prill.
Deklarata e Erjon Veliaj:
Pashë debatin e presidentit me këto dekorata dhe meqë jemi në Pezë besoj më lejohet ti drejtohem. Tha Vojo Kushi Vojo Kushi, mirë po dakord çdo njeri do të jetojë jetën që flet dhe jeton. Se nëse themi të tjera fjalë nëse flasim për dashuri dhe rrihemi me karrige nuk jetojmë jetën që flasim.
Te Selvia para ca kohësh ishte mbushur me kioska me bingo, një moment kryetari i bashkisë shef që te busti i Vojo Kushit po ngrihej lloto me një kafaz dhe kafazi i shkonte Vojos nga sipër. Si Vojo ia kishte hip tankut ia kishte hip lloto vojos. Dhe më tha policia bashkiake se ka ardh deputeti Rimi. Ka ardh se llotot janë pronë e tij dhe ky e bën shtesën. E s’na le me punu. Në qeverinë tonë Vojo Kushi ka vendin e vet dhe llotot kanë vendin e vet.
Dje doli lajmi se presidenti që do kaq shumë Vojo Kushin dhe dekoratat sjell të parin e Tiranës për partinë e vet deputetin që ia hipte Vojos sipër. Me kë tallen këta, mendojnë se njerëzit janë budallenj. Se kuptojnë se dekorata janë fiktive.
Kur ti sjell zaptuesin e Vojo kushit dhe e bën të parin në Tiranë është të tallesh me gjakun e dëshmorëve sepse është fyese që në një vend të shenjtë që është destinuar për dëshmorët ti nuk mund të tallesh.











