Një intervistë ekskluzive me Psikologen Marsela Lekli nga inforpressalbania.com
Tema: “Terrori psikologjik që banorët kanë përjetuar do të mbeten gjatë në kujtesën e tyre dhe shqetësimi ankthi, pasiguria do i ndjekë gjithmonë”- Intervistë me psikologen Marsela Lekli
Marsela ju keni qenë personazh ne vetë të parë në protestat e banorëve të Unazës së Re. Keni qenë pranë banorëve që për një vit e gjysëm protestuan dhe në fund shtëpitë e tyre u prishën. Sipas jush në cilat kushte psikologjike u zhvillua ajo protestë?
M.LEKLI: Protesta legjitime e Unazës se Re, së cilës i është bërë një pasqyrim i madh në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare kishte ne qendër protestimin ndaj projektit korruptiv në zonen e Unazës. Problematikat e tyre, hallet, gjendja social-psikologjike te cilet banoret kane hasur perballe këtij shteti gjate 1-vit e gjysmë proteste, arrestimet e paligjshme që kanë përjetuar, presionet verbale dhe joverbale nga institucionet, policia, shteti si dhe dhuna që ato kanë perjetuar ne rajonet e policisë- këto kanë qenë disa nga kushtet psikologjike në të cilat u mbajt ajo protestë. Edhe kjo e gjitha për çfarë? – Për mbrojtjen e pronës! Mbrojtja e pronës sipas shtetit dhe sipas kryeministrit nënkupton krim.!!!
Po sot a jeni në kontakt me ata banorë dhe cila është sot gjendja e tyre psiko-emocionale?
M.LEKLI: Ne jemi çdo ditë në kontakt me banorët dhe njeri-tjetrin sepse jemi të gjithë pjesë e kësaj kauze, për të drejten e pronës dhe lirisë së fjales! Por sakrifica e mundi i çdo banori të “Unazës së re” mbart pasoja të ndryshme sociale psikologjike dhe shendeti.!!
Cilat janë pasojat psikologjike të gjithë asaj përpjekjeje? Si e kanë përjetuar qytetarët?
M.LEKLI: Padrejtesitë që po i bëhen çdo qytetari dhe banori të “Unazës se re”, nuk janë pare as në vendet më komuniste në bote: të të nxjerin nga shtëpia pa asnjë shpjegim, pa asnje shpronësim, pa asnje mirëkuptim asnjë konsesus me banoret, vetëm këtu tek ne ndodh kjo! Të mohet e drejta e fjalës së çdo qytetari të lirë!
Kjo realisht është dhunë tepër e rëndë psikologjike qe i është bërë çdo banori, trauma që kanë kaluar duke u përballur me shtetin policinë, arrestimet ,nxjerja me dhunë nga banesat e tyre, duke u përdorur gaz lotësjellës pa menduar e pa parë se çfarë grupmoshash ndodhen brenda, veprime që mund të perfundonin dhe në viktima.!
Gjendja dhe terrori që banorët kanë perjetuar do mbetet gjatë në kujtesën e tyre dhe shqetësimi ankthi, pasiguria do i ndjekë gjithmonë.!
Ndikimi më i madh ka qenë tek fëmijët që endeshin krah prindërve për të mbrojtur shtepinë e tyre. Në vend që të ishin duke mësuar ata duhet të perballeshin me këtë kauzë të padrejtë dhe përjetonin frikë, se në çdo moment mund të vinin ti nxirnin nga shtëpia, një ngarkim emocional të vazhdueshëm.
Ju keni qenë pranë qytetarëve në disa prej ngjarjeve më të vështira që ka kaluar së fundi vendi: tërmeti apo pandemia. Si i kanë përballuar qytetarët tanë psikologjikisht këto ngarkesa kaq të mëdha?
M.LEKLI: Tërmeti ka qenë një nga situata me të veshtira për çdo qytetar, por situata me e rendë ka qenë per ata persona qe i kishin shpetuar termetit, kishin humbur te afermit, ishin ne mes te rrugeve, pa shprese, me lotë dhe me sytë nga nga objektet e prishura me shpresën se dikush nga familjaret do kishte mbijetuar.!
Përballimi ka qene tejet i veshtirë, mbeshtetja jonë ka qenë maksimale si nga ana psikologjike sociale dhe shoqërore, por dhimbja, frika, ankthi, pasiguria, tmerri që ato kanë përjetuar, ka qenë e madhe.
Pandemia, izolimi ishte diçka e re ne jeten tone shoqërore. Vendi ynë nuk ishte pergatitur ose me sakte nuk ishte mesuar me kte lloj izolimi gje qe e cila perhapi panik jo vetëm tek ne por ne të gjithë botën.
Në çdo individ shihje frikë, ankth, stress, pasiguri, çrregullim humori . Ankthi dhe stresi më i madh i çdo qyetari ishte koha e izolimit. Do të rrinin të izoluar, pa një afat te caktuar por shqetësimi më i madh i tyre ishte ekonomia, shumica e bizneseve private, biznese familjare, individë pa nje punë fikse qe punonin sot e ushqeheshin sot, ishte një deshtim dhe një rrenim i ekonomise familjare. Shume njerez mendonin më shumë për ekonomine sesa për pandemine. Koha me favorshme ne kohe pandemi si ana sociale psikologjike ishte mbështetja me pastër dhe më e drejtë që mund të ofrojmë të afërme ne distancë personave tanë të dashur. Kjo i bën mirë edhe psikologjikisht, përpos se fizikisht përballimit të një situate të panjohur, por që ia njohim përvojën pozitive, ashtu si edhe negativen. Gruaja ka fuqinë dhe rolin më të madh në planin organizues të vetë jetës, detyrimet e punës,studimet..punë shtepie..etj.
Shpesh herë thuhet se psikologët janë shumë të domosdoshëm sidomos në këtë periudhë. Sa e keni gjetur veten ju si specialiste në këtë drejtim?
M.LEKLI: Shumë shpesh në televizione apo media dëgjojme të flitet për figurën e psikologut, si element përbërës dhe tashmë i domosdoshëm i jetës sonë shoqërore. Për shkak të konflikteve familjare, personale, të punës etj, individi gjëndet i vetëm, i zbrazur dhe konfliktual. Ai ka një agresivitet të brendshëm, një revoltë që e bën të ndihet jo i përshtatshëm për mjedisin, grupin shoqëror apo familjar ku ai ndodhet. Psikologët kane qenë, janë dhe duhet të jenë te domosdoshëm në çdo lloj situate të ofrojnë një energji pozitive ndaj dikujt ose një orjentim më të detajuar ne situata të ndryshme .!!
Ndjehem mirë që ndihmoj njerëz, me jep një energji pozitive ndaj shoqërise dhe komunitetit, si dhe jam pranë tyre në çdo moment nevoje.
Çfarë këshillash do të kishit ju për qytetarët që janë në një vështirësi që ndjejnë se nuk po e kapërcejnë dot. Nëse dikush do të kerkonte këshillën tuaj si psikologe cfarë do ti kishit thënë?
M.LEKLI: Edhe për shkak të vështirësive, degradimit moral dhe intelektual që ka njohur vitet e fundit shoqëria jonë,në fazën e zhvillimit kapitalist që është duke kapërcyer, ka nevojë për ndihmë. Si pasojë lind nevoja e një konsultimi apo komunikimi, i cili shumë shpesh nuk arrihet jo vetëm në familje, por as në kontekstet shoqërore mbështetëse, si bisedimi me kolegët në mjediset e punës, dialogimi me një mik etj. Mos hezito të kërkosh ndihmë tek psikologu! Ai ka aftësinë për të orientuar çdo individ në përballimin e problemeve.
Nëse do të kishit një mesazh për të dhënë shoqërisë që ndjen nevojën të marrë shërbim psikologjik por nuk e ka mundësinë ekonomike, ose nuk ka as forcën për të kërkuar ndihmë, cili do të ishte ky mesazh?
M.LEKLI: Roli psikologut është ai i dhënies së një ndihme “morale”, i një ndihme psikologjike e bazuar kjo n, bashkëbisedim, hapje, komunikim të atyre që janë ndjesitë, emocionet, traumat psikologjike që çdokush nga ne mund të kalojë, të paktë njëherë në jetë. Psikologu nëpërmjet metodologjisë së komunikimit, qetësinë e tregimit mbi veten, eliminimin e frikës së paragjykimeve, ndihmon individin të gjejë vetveten dhe dimensionin e tij shoqëror. Mbështetja dhe figura e psikologut shndërrohet në një “mik” i cili ndan me ty dhe të ndihmon të gjesh rrugën e një jete më të qetë dhe më pak kaotike.
Intervistoi Sokol Gjoni