Donika Prela është shkarkuar nga detyra. Vendimi u njoftua këtë të Premte nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Teksa u njoftua vendimi, nga trupa gjykuese u tha se Prela nuk justifikon dhe ka fshehur pasurinë, si dhe ka kryer deklarim të pasaktë.
Në seancën e sotme, mungonte subjekti i rivlerësimit Prela dhe avokatja e saj.
Ish-shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u konfirmua në detyrë në shkurt 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht problematikave të shumta që nxori në pah seanca dëgjimore.
Në prill 2019, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e saj, duke argumentuar se nuk justifikon një pjesë të pasurisë.