Nga Elsa Sula
Emocionet e ditës së parë të shkollës ishin të njëjta,të forta,mbase edhe më të forta se kurrë. Me dëshirën e madhe për dijen u lidh ngushtë frika e Covid -19.
Sytë e nxënësve që shkëlqenin për rikthimin pas një periudhe të gjatë në klasa,ishin panorama më e bukur që mund të merrnim mes qindra e mijërave imazheve gjysmëmbuluar me maska të llojeve të ndryshme.
Të pafundme porositë e prindërve që detyrimisht sot duhet të qëndronin larg,por besoj që ishin më të afërt se kurrë. Ato i kanë besuar mësuesve pasurinë më të madhe,dritën e syve,e prej sot mësuesve u lind edhe një tjetër detyrë.
Ajo e kujdesit për maskat e nxënësve dhe ripërsëritjen e frazave për të ruajtur distancën, për të larë duart shpesh e për t’u kujdesur për higjienën personale. Klasat që kishin mbetur bosh prej Marsit të shkuar e ndjenë sot gjallërinë.
Ndjenë atë forcën e madhe të ndryshimit që i përket raportit mëses – nxënës. Fatkeqësisht ,në shtatorin e pandemisë,nuk u përqafuam,nuk u përshëndetëm me dorë,vogëlushët e klasave të para nuk e patën fatin të kapen dorë më dorë me mësuesit,por në distanca sytë flasin.
U pamë sot sy më sy , për të treguar se në tempujt e dijes ka shpresë. Për të treguar se edhe në kushte të pamundura bëhet e mundura. Edukimi kurrfarë here nuk mund të ketë çmim ,por vlen më pak se shëndeti.
Mes mjeteve të shkollës nuk do të na mungojë dezinfektanti,por dimë mirë që me duart e arta do të mundemi të ndryshojmë të pandryshueshmen,do flasim edhe me maska ,sepse dëshirat e mëdha dhe ëndrrat e forta nuk njohin barriera. Dikush që ka dëshirën për të nxënë e bën atë,nxë në çdo rrethanë
. Një komb nuk mund ta shuajë një pandemi,por analfabetizmi po. Shpresëplotë se në kapitullin tjetër të librit ,të bëhemi armiq me maskat dhe dezinfektatët, e të pëqafohemi si miq të mirë të dijes!