InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Xhelal Mziu: Diskriminimi social i kryeministrit për Kamzën: Në 7 vite nuk është punësuar asnjë qytetar në shtet

12 Shtator, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Nga, Xhelal MZIU: Sukseset imagjinare dhe rënia reale

Diskriminimi social i kryeministrit për Kamzën: Në 7- vite nuk është punësuar asnjë qytetar në shtet

Xhelal Mziu, ish- kryebashkiak i Kamzës

Kryeministri në detyrë dhe në ikje, pas 7- vitesh bënë një video dhe lajm, ndonëse 100 % gënjeshtër për qytetin e Kamzës! Po ta shikosh lajmin do të shohësh një konglomerat gënjeshtrash, mashtrimi dhe pasaktësie. RamaVirusi kujton se më një gjysëm kanali korruptiv të bërë në 7 -vite në Kamëz, do të marrë votat lum në zgjedhjet që do të zhvillohen. Njëlloj si Spiropela e Skënderbeut të “rilindjes” që me një kopësht e riparim shkolle deklaroj vulosjen e fitores së Kamzës pas 30 -vitesh. Një lajm prej anadollaku, që një herë flet për kanal të ujërave të zeza, një herë e ngatërron me ujërat e shiut dhe deri në përfundim e quan furnizim me ujë, madje duke thënë dhe shifra apriori palidhje, keqardhje në çfarë niveli ka rënë kryeministri i vendit tim. Gënjeshtari KM në ikje në përmbytjet e nëntorit 2016, nga Kamza premtoi që do të financonte ndërtimin e dy projekteve të kolektorëve që shkaktuan përmbytjen dhe në këmbim, unë e “sigurova” që njërit prej kolektorëve do t’i vendos emrin “ Kolektori Edi Rama”. Por as kolektorët dhe as dëmshpërblimi i 750 familjeve nuk u bë, sot e asaj dite. Kolektori që flet 50% e tij është investuar nga fondet e Bashkisë, dhe pjesa tjetër është prokuruar  me një vlerë korruptive 3 herë më të lart se çmimet e bëra nga Bashkia.

Në 7- vite pavarësisht se u bënë mbi 250 projekte konkuruese dhe u dërguan për financim nga qeveria e rilindjes, asnjë projekt nuk u financua duke e diskriminuar politikisht dhe për shkak të krahinës këtë qytet shumë në nevoj. Kryeministri premton që do marrë lumë votash nga Kamza!!! Po a është e mjaftueshme me 3 investime të vuloset rreth një vit më parë fitorja e Kamzës?! Në 7 -vite nuk është punësuar asnjë qytetar, përkundrazi, është rritur papunësia, eksodi politik dhe ekonomik i qytetarëve. Janë futur me qindra e mijëra qytetarë në burg apo arreste shtëpie për shkak të energjisë elektrike, apo riparimeve të objekteve të tyre (hakmarrje politike e krahinore). Janë hequr me mijëra familje nga ndihma ekonomike, është ulur ndjeshëm niveli jetik i individit dhe familjes së qytetarëve të Kamzës dhe Shqipërisë.  Nuk është rritur asnjë qindarkë rroga, pensioni, përkundrazi është rritur ndjeshëm niveli i çmimeve të shportës së ushqimeve, të energjisë elektrike, tatimeve, taksave e tarifave. Në 8 vite qeveria Berisha ndërtoi mbi 23 objekte shkollore, me qindra km rrugë e kuz, pallat kulture e qendra shëndetësore. U punësuan me mijëra qytetarë, u dyfishuan rrogat e pensionet,  u rrit ndjeshëm nr. familjeve me ndihmë ekonomike dhe standarde të tjera integrimi si NATO, apo liberalizimi i vizave, rritja e nivelit të jetesës, e mjaft standarde të tjera, qytetarët e Kamzës janë dëshmitarë të tyre. Bashkia Kamëz nën drejtimin tim nuk po merrem me 12- vitet, por vetëm në vitin 2019, kemi planifikuar e bërë 167 rrugë me standarde bashkohore, mbi 70 KUZ, tregun e qytetit, ndriçimi i çdo rruge në Kamëz. Pas përfundimit të fazës së parë të ujësjellësit prej 12 milionë € që furnizon me ujë 68% të qytetarëve të Kamzës, projekt i fituar nga Bashkia Kamëz për shkak të performancës dhe qeverisë Berisha, në 2019 filloi faza e dytë e ujësjellësit me vlerë mbi 10 milionë Euro nga BB dhe KË për furnizimin pothuajse 100% të qytetarëve të Kamzës me ujë, dhe pastaj faza e tretë për furnizimin 100% me ujë, rrjet kanalizimesh dhe impianti i përpunimit të ujërave të zeza dhe mjaft investime të tjera! Qyteti i Kamzës nën qeverisjen e PD-s ë është një histori suksesi në Shqipëri, ndaj dhe votat kanë qenë dhe do të jenë lumë për PD-n ë. Po ku bazohet ministria Spiropela  e “Skënderbeut të shqipërisë” dhe e KM në ikje që me 3 investime të fitoj ë Bashkinë Kamëz  në zgjedhjet që do vijnë ?! Nuk gjej asnjë argument logjik për të justifikuar “fitorjen” e “rilindjes”, mendja më shkon tek instrumentat që ka përdorur kjo “mazhorancë” në këta 7- vite për të ndenjur në pushtet. Korrupsioni galopant është përdorur si instrument i rëndësishëm për blerjen e votës. Droga e ka kthyer vendin tonë në Kolumbi, duke mbjellë hashash në çdo cep të Shqipërisë,  apo ngritja e laboratorëve të përpunimit të saj, apo kthimi i Shqipërisë në vend tranzit të drogës duke u kthyer në kontrollues të tregut nderkombëtar të heroinës e kokainës, janë përdorur si instrumente në blerjen e votës. Grupet kriminale të lidhur njësh me qeverinë janë instrumenti i vulosjen së fitores?! Politizimi i gjithë administratës publike dhe dyfishimi i saj dhe vënia nën presion me sistemin e patronazhin është instrumenti?! Ndryshiimi i Kushtetutës, sistemi i drejtësisë apo ai zgjedhor, shkelja e çdo ligji etj, këto janë instrumentat, që i keni vulosur zgjedhjet e 2021?!! Apo eksperienca e zgjedhjeve dhe dosjeve 184 dhe 339  në zgjedhjet e 2016 e 2017, apo emërimi i pushtetit vendor si i 30 qershorit 2019?!! Vetëm këtë dini të bëni ju në këto dy mandate vjedhje, korrupsion, krim, drogë, burgosje e kanosje, blerje votash apo vjedhje votash dhe kur ato bëhen me një kandidat. Koha Juaj ka mbaruar, Ju nuk mundet ta mbani më peng këtë vend!! Kamza, Tirana dhe gjithë Shqipëria mezi po presin zgjedhjet qendrore dhe vendore, për t’ju nxjerr në opozitë. Qytetarët e Kamzës e gjithë Shqipërisë tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre për tu bërë pjesë e platformës mjaft konkuruese dhe shpresë plotë të PD dhe opozitës së bashkuar me në krye Lulzim Basha për ta shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga protektoriati i krimit, korrupsionit dhe papunësisë e eksodit dhe për ta rikthyer në një vend si çdo qytetar i BE-s ë dhe në integrimin përfundimtar të saj.

Të Lidhura

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025
Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë
Aktualitet

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

7 Korrik, 2025
Temperaturat sot deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të hënë
Aktualitet

Temperaturat sot deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i MOTIT për këtë të hënë

7 Korrik, 2025
E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza
Aktualitet

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza

6 Korrik, 2025
E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij
Sport

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij

8 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 8 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 8 Korrik 2025

8 Korrik, 2025

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë
Aktualitet

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

7 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com