InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

T’i jepet fund grabitjes së pronës dhe kthimit të saj pronarit të ligjshëm

12 Shtator, 2020
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
T’i jepet fund grabitjes së pronës dhe kthimit të saj pronarit të ligjshëm

Unë Refail Tota, nëpërmjet këtij shkrimi dua të shpreh qëndrimin tim lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Jam anëtar i Partisë Aleanca Kuq e Zi që nga viti 2017 dhe familja ime e ka mbështetur këtë parti fuqimisht pasi beson në programin dhe qëllimin e saj fisnik për të pastruar politikën shqiptare nga korrupsioni dhe për t’i kthyer pronën pronarit të ligjshëm.

Familja ime ka vuajtur persekutim nga qeveria socialiste për shkak të mbështetjes tonë ndaj Aleancës dhe përpjekjeve tona për të na u kthyer pronat tona në Kukës, të cilat janë zaptuar nga familja e fuqishme Gjici, që ka mbështetje nga qeveria socialiste. Këto vuajtje më detyruan mua dhe vëllezërit e mi, Arsim dhe Ajrush të largohemi nga Shqipëria.

Por me këtë shkrim, me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, dua që t’iu bëj thirrje të rinjve shqiptarë që të mbështesin Aleancën Kuq e Zi dhe opozitën e bashkuar nën drejtimin e Partisë Demokratike për t’i dhënë fund keqqeverisjes dhe persekutimit që u instalua prej pothuaj 8 vitesh nga Partia Socialiste.

Për t’i dhënë fund grabijtjes së pronës dhe realizuar kthimin dhe mbrojtjen e pronës vetjake, për t’i dhënë fund mbrojtjes që PS u jep hajdutëve të pronës, siç është rasti i familjes tonë ku prona na është zaptuar paligjshmërisht nga familja e fuqishme Gjici, mbështetëse e fortë e PS. Për shkak të kësaj mbështetjeje të PS familja jonë nuk ka marrë asnjë përkrahje nga institucionet shtetërore, por i është treguar dera.

Ju bëj thirrje të gjithë të rinjve që të mbështesin Aleancën Kuq e Zi dhe opozitën për t’i dhënë fund një herë e mirë padrejtësisë në Shqipëri. Raste të tilla si rikthimi për gjykim i z. Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm dhe zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, i cili është përgjegjës për lulëzimin e kanabisit dhe trafikut të drogës me qëllim financimin e fushatave elektorale të Partisë Socialiste, sipas përgjimeve të Shërbimeve të Inteligjencës italiane, tregon se përsa kohë të jetë në pushtet Partia Socialiste, trafikantët e drogës dhe njerëzit që i shërbejnë kësaj force politike në pushtet do të kenë mbrojtje të plotë.

Ju bëj thirrje të gjithë të rinjve që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbështesin Aleancën Kuq e Zi dhe opozitën për të ndërtuar në Shqipëri një polici dhe shtet ligjor. Unë dhe vëllezërit e mi kemi vuajtur shumë nga policia shqiptare, e cila nuk ka zbatuar ligjin por urdhërat e PS dhe të familjes Gjici duke na detyruar të largohemi nga Shqipëria. Militantë të PS dhe anëtarë të familjes Gjici vazhdojnë të terrorizojnë anëtarët e familjes tonë në Shqipëri ndërsa policia nuk u jep mbrojtje.

Policia, e cila si mision të saj duhet të ketë t’i shërbejë qytetarit dhe ta mbrojë atë, të zbatojë ligjin, por në fakt i shërben partisë në pushtet. Gjithçka do të bëhet realitet me fitoren e Aleancës dhe opozitës për të larguar nga pushteti këtë qeverisje të PS, e cila po vjedh popullin çdo ditë nëpërmjet koncesioneve të pa merituara, po i merr popullit edhe ujin, pyllin dhe gjithë pasuritë natyrore.

Prandaj të gjithë duhet të jemi të bashkuar për të larguar këtë të keqe të madhe, Partinë Socialiste të korruptuar dhe nën thundrën e liderit të saj hajdut Edi Rama. Përpjekjet e fundit të Edi Ramës dhe PS për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore të arritur me opozitën do të dështojnë dhe fitorja i takon Aleancës dhe opozitës.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com