Nga Alfred Ibrahimi
Shteti i Rumanisë ndodhet në jug-lindje të Evropës Qëndrore, në veri të Gadishullit Ballkanik, në Danubin e poshtëm. Në marrëdhëniet Shqipëri-Rumani një vend me rëndësi zë edhe komuniteti arumun. Me Ligjin nr. 96/2017 për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, miratuar më 13 tetor 2017 arumunëve u është dhënë statusi zyrtar si pakicë kombëtare. Sa i takon numrit të pjestarëve të këtij komuniteti në vendin tonë, sipas të dhënave të Censusit në Republikën e Shqipërisë, të publikuara në datën 13 dhjetor 2012, në Shqipëri janë 8.266 arumunë (0.3% e totalit të popullsisë brenda). Sipas Atllasit Demografik të Shqipërisë (viti 2003), numri i arumunëve është 139.065.
Faqja e internetit e Komitetit Shtetëror për Minoritetet tregon një numër prej disa dhjetra mijë arumunësh. Të rinjtë arumunë në Shqipëri kanë zhvilluar mundësitë e tyre të së ardhmes falë shkollimit dhe edukimit në shkollat rumune. Duke filluar nga viti 1993 Rumania ka ofruar bursa studimi për këta të rinj në të gjitha nivelet e studimit: bachelor, master dhe doktoraturë, kalendarin etj. Dy vjet më parë Akademia Rumune doli me një komunikatë lidhur me identitetin dhe unitetin historik të rumunëve ne veri dhe në jug të Danubit.
Sipas kësaj komunikate të botuar në faqen zyrtare të Akademisë (ww. acad.ro ) me 25 korrik 2018 thuhet: “Sipas të vërtetës historike, populli rumun ka katër degë historike: dako-rumunët, arumunët, megleno-rumunët, istro-rumunët – folës të dialekteve të gjuhës rumune: dako-rumune, arumune, megleno-rumune dhe istro-rumune.
Të gjithë këta rumunë formojnë një unitet etnik dhe flasin të njëjtën gjuhë. Dialektet rumune: dako-rumun, arumun, megleno-rumun dhe istro-rumun- takohen në një hapësirë të gjerë, nga Maramureshi dhe Karpatet veriorë në veri deri në Epir dhe Thesali në jug, nga Istria, Deti Adriatik në perëndim deri në Detin e Zi dhe përtej Nistrës në lindje. Folësit e tyre janë pasuesit e popullsisë autoktone të romanizuar nga Perandoria Romake e Lindjes. Të vërtetuar në të kaluarën në një territor të përbashkët, në veri dhe në jug të Danubit, dialektet rumune gjatë kohërave janë izoluar, si pasojë e depërtimit të sllavëve në Gadishullin Ballkanik duke nisur nga shekulli VII, fakt që ka përcaktuar disa lëvizje të këtyre folësve në këtë hapësirë gjeografike në periudhën e Mesjetës.
Dako-rumunët janë pasuesit e rumunëve të veriut të Danubit, ndërkohë që arumunët, megleno-rumunët dhe istro-rumunët janë pasues të rumunëve në jug të Danubit. Uniteti i dialekteve rumune u mbështet në mënyrë unanime gjatë kohërave nga gjuhëtarët më të rëndësishëm rumunë (Ovid Densușianu, Alexandru Philippide, Sextil Pușcariu, Theodor Capidan, Alexandru Rosetti, Tache Papahagi, Eugeniu Coșeriu) dhe të huaj (Wilhelm Meyer-Lübke, Gustav Weigand, Matteo Bartoli, Giuliano Bonfante, Alf Lombard, Carlo Tagliavini, Gerhard Rohlfs).
Rumanishtja është paraqitur si një gjuhë e njehsuar, (unitare) me të katër dialektet (dako-rumune, arumune, megleno-rumune, istro-rumune) në enciklopeditë e huaja: The Encyclopaedia Americana, vol. 23, 1919; Encyclopaedia Britannica, vol 19, 1911; The Neë Encyclopaedia Britannica, Macropaedia, vol. 15, 1981); Grand Larousse Encyclopédique, vol. 1, 1964; Brockhaus Enzyklopädie, vol. 17, 1981; Dizionario Enciclopedico Italiano, vol. 10, 1961”.
Neni 3, paragrafi 1 i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare (KKMMK) e adoptuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg në 1 shkurt 1995 dhe e hyrë në fuqi në 1 shkurt 1998 parasheh të drejtën e gjithëkujt për ti përkitur një minoriteti kombëtar për të zgjedhur në mënyrë të lirë të trajtohet si i tillë ose jo”.
Në vitin 1905 Perandoria Otomane e ka njohur zyrtarisht ekzistencën e arumunëve/vllehëve në territorin e saj. Përmendjen e parë të vllehëve e gjejmë tek kronikani Georgios Kendrenos u kushton copëza të shumta rumunëve ballkanasa, zakonisht lidhur me kryengritzjet e tyre kundër autoriteteve bizantine. Në dokumentet bizantine jepen të dhëna të rëndësishme për vllhetë jugdanubuianë.
Në bazë të burimeve bizantine mund të merren të dhëna të rëndësishme për organizimin social-politik, ushtarak dhe kishtar të vllehëve ballkanas, për statutin e tyre juridik dhe fiskal në kuadrin e Perandorisë Bizantine, si dhe këndvështrimin që kishin për vllehët shkrimtarët bizantinë të shekujve X-XII. Të ndodhur në Ballkan qysh në kohëra të vjetra arumunët po jetojnë një krizë identiteti gati të vështirë.
Akademitë e secilit shtet ku ata jetojnë përkrhanin teorinë e vetë lidhur me prejardhjen eë arumuëneve: rumunë jugdanubianë, maqedonë të romakëzuar apo grekë latinishtfolës. Burimet dhe historiografia i përmendin me emra të ndryshëm: vllehë, arumunë, armënj, makedonë, maqedorumunë, rrëmënji, makedonë, fërshërotë, sarakacanë, pindas etj.
E pakundërshtueshme nga të gjithë ata që janë marrë me këtë popullatë është e folura romanike që i vendos pranë ilirëve dhe grekërve, ndërmjet vendasve të këtyre trevave jugdanubianë.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore që përfundoi me vendosjen e komunizmit si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani marrëdhëniet mes dy shteteve në 45 vjet thuajse ishin inekzistente. Regjimi komunist falsifikoi historinë dhe krijoi një nivel jetese shumë të ulët.
Historia e dy popujve, shqiptar dhe rumun ka mjaft pikëtakime të përbashkëta. Pershembull gjatë periudhës komuniste, si Rumania ashtu edhe Shqipëria u bënë pjesë e së njëjtës përvojë. Në atë kohë marrëdhëniet mes dy vendeve ishin thuajse të ndërprera. Deri në vitin 1961 Rumania kishte zbatuar një politikë përkrahjeje arsimore dhe për kishat në Shqipëri ndërsa më vonë thuajse këto marrëdhënie u shuan.
Dalja nga komunizmi u bë me shumë problematika privatizime spekuluese, skema financiare piramidale etj.
Në Rumaninë e asaj kohe arumunët as nuk i përmendte më askush. Për udhëheqjen komuniste ky komunitet nuk paraqiste asnjë interes. Në shkolla përmendeshin shumë pak dhe as një informacion nuk kishte se çfarë ndodhte me folësit e dialekteve në Danubin Jugor.
Mes arumunëve apo vllehëve dhe maqedonëve etj., e Gadishullit Ballkanik ka vecori që i dallojnë por jo aq sa të mos jenë një identitet si gjuhë dhe si komb. Pas rënies së komunizmit të dyja vendet kaluan tranzicionin që u shoqërua me shumë vështirësi dhe sakrifica.
Vitet 2000 sollën një situatë më të mirë duke na ndihmuar integrimi në NATO (Rumania në 2004, Shqipëria në 2008), Rumania në BE në vitin 2007 dhe Shqipëria ende pret.
Të dy vendet kanë bashkëjetuar në harmoni falë degës jugdanubiane të rumuënve, pra të arumunëve, kanë bashkëjetuar me mirëkuptim. Gjatë kësaj kohe shumë arumunë dhe shqiptarë të ardhur në Rumani kanëe dhënë një kontrubut të vyer në historinë dhe kulturën e Rumanisë.
Rumania ka mbështetur pavarësinë e shtetit shqiptar ndërsa tani si anëtare e BE-së synon ta lehtësojë rrugën e Shqipërisë drejt BE-SË.
Rumunët, arumunët dhe shqiptarët po forcojnë cdo ditë e më shumë marrëdhëniet mes tyre.











