Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (28 gusht) në Tiranë.
Fatmir Demiri goditi me sende të forta një 61-vjeçarin Dorian Latollari duke i shkaktuar vdekjen.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve për pronën.
‘’37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L’’, informon policia.
Zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes u bë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 pas marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës i moshuari ishte gjetur pa shenja jete.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.