Dy infermiere dhe një kuzhiniere të Qendrës Rezidenciale të Zhvillimit “Mimoza” në Korçë kanë rezultuar pozitive më Covid-19.
Bëhet me dije se një pjesë e stafit të kësaj qendre tashmë është karantinuar, ndërkohë që pjesa tjetër vijon punën.
Në këtë qendër aktualisht marrin trajtimin 12 person, ndërkohë që deri tani ata nuk kanë shfaqur shenja të sëmundjes.
Ditën e djeshme u njoftua se ishte infektuar një sanitare në Pediatrinë e spitalit në Korçë, duke bërë që stafi mjekësor të karantinohet.











