Nëse muzika sot është kthyer në biznes, ka ende nga ata që e kanë thjesht pasion. Një ndër ta është djali nga Shkodra Unruly AP (emri i artit ky), i cili sapo ka lançuar klipin e ri.

Ai prej vitesh jeton në kontinentin australian, por asnjhëherë nuk është shkëputur sidomos nga jeta e natës e Shqipërisë. E kjo gjë ndikoi që dhe ai vetë të realizonte projekte muzikore. Një klip veror, i xhiruar në Australi, nxjerr në pah paaionin e tij të madh për muzikën.

Makina lukzoze, veshje të shtrenjta, hotele, pije, vajza sensuale i përshtaten më së mirë stinës së nxehtë të verës. “She Love”, e realizuar nën vulën e “Zig Zag Records”, ka tërhequr goxha vëmendje që në orët e para të publikimit. Klikimet dhe komentet kanë qenë të shumta edhe pse është i pa njohur në botën e muzikës.

Unruly AP njihet për shoqërinë me këngëtarë e producentë të njohur, të cilët i ka miq dhe shoqërohet kur është në Shqipëri. Një ndër ta është edhe GBMC me të cilinin janë parë shpesh së bashku në Tiranë dhe jo vetëm. Madje pak kohë më parë ata kanë laçuar edhe një klip.

Flitet që së shpejti do të vijnë në bashkëpunim me një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Unruly AP thekson se muzikën nuk e ka profesion dhe as mendon ta shohë seriozisht. Ai bën këngë dhe klipe për qefin e tij. Ndonjëherë kur gjërat nuk merren seriozisht rezultojnë më të suksesshme. /InfoPressAlbania (E. D)/











