InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

BISEDË ME BIB GJOMARKAJ PËR HISTORINË NDËR BREZA

15 Gusht, 2020
in InfoPress, Të ndryshme
A A
BISEDË ME BIB GJOMARKAJ PËR HISTORINË NDËR BREZA

Nga, Agron Prebibaj

Të gjithë kombet të mëdhaja apo të vogla qofshin, rriten e lartësohen nëpërmjet historisë kur ajo është e pasur, nëpërmjet personaliteteve kur ata janë të medhnj në veprimtarinë e tyre, sikurse edhe kombe të medha mbeten të vegjël kur historia është e varfër e burrat veprimtare të rrallë. Ndërsa Shqipëria një vend i vogël në sipërfaqe e popullsi i ka dhënë kombit dhe qytetërimit burra të mëdhej në të gjitha etapat e zhvillimit, të cilet kanë udhëhequr perendori të mëdha, kanë mbrojtur gjuhën, kanë përcjellur kulturën e tyre, kanë luftuar në mbrojtje të trojeve të veta e më gjerë.
Sot kemi nevojë më shumë se kurrë të përcjellim te brezat historinë tonë, t’u tregojmë atyre mendimtarët e luftëtaret, pra t’jua bërë të ditur me fakte të shkruajtura koloset tanë në shekuj.


Për të përcjellur disa momente të një Prijsi shqiptarë e trashëguar në breza po shkëputi një pjesë të historisë me Bib Gjomarkaj pinjolli i njërës nga familjet e mëdha shqiptare në shekuj. Dera Gjomarkaj me një histori të shtrembëruar nga regjimi komunist e lënë pas dore me qëllim edhe në vitet e demokracisë, është e udhës e sherbesë për kombin të ngrihet në piedestalin e vet të merituar.


Tashmë kanë filluar disa historianë të lëvrojnë e të shkruajnë faktet për Gjomarkajt, por ajo duhet pasuruar akoma.
Të gjitha kombet e mëdha e të qytetëruara familje të tilla i mbajnë gjallë si referencë e “ikona” për kombin, ndaj dhe ne duhet ta shohim si detyrim kombëtar.


Në intervisten time të lirshme me Bib Gjomarkaj do të afroj për lexuesin prejardhjen, gjenezën e historinë e familjes së madhe Gjomarkaj.


Pyetje: Desha të di më shumë për gjenezën e dinastisë Gjomarkaj?
Përgjigje: Familja Gjomarkaj e ka prejardhjen e saj direkt nga Principata e Dukagjinëve, pra jemi pasardhës të familjes së Lek Dukagjinit dhe kjo pasqyrohet mjaft mirë edhe kushtetutën më të vjetër të formuluar e të lënë brezave siç është Kanuni i Lek Dukagjinit, ku në faqen 101 në nenin 150 është e përcakuar tekstualisht “Dera e Gjomarkut është themeli i kununit “, kjo nuk është e rastësishme pasi në atë kohë paria trashëgohej brez pas brezi, gjë kjo që e them për të provuar prejardhjen tonë për të cilën jemi shumë krenarë, pasi rrjedhim nga një Dinasti e cila është ligjvënëse dhe ligjzbatuese e mirë, kjo provohet edhe në ditët e sotme, një paketë ligjesh kushtetuese gjen zbatim të gjërë për faktin se edhe kushtetuta e vendit tonë dhe ekzekutivi nuk funksionojnë në harmoni me njëra tjetrën dhe pa dyshim që shtresat sociale duan të gjejnë një zgjidhje të problemeve të ditës duke ju referuar kanunit që për mendimin tim një pjesë e neneve të saj duhet të pasqyrohen edhe në kushtetutën e republikës së kohëve të sotme .


Pyetje: Si filloi influenca, lëvizja dhe trashgimia në breza?
Përgjigje. Një ndër më të parët që ka filluar influencen e tij për bashkimin dhe udhëheqjen e vendit në atë kohë për të mbrojtur vëndin e tyre ose për të luftuar për llogari të të tjerëve me qëllim përfitimi ka qënë Mark Kole Gjoka i cili përmendët në luftën Austro- Turke në vitin 1737 – 1739 si komondant i ushtrisë së Mirditës. Sulltan Mahmuti i i i dha titullin KAPIDAN . Pas Mark Kolë Gjokës ka qënë djali i tij Gjoni ( Gjon Marku ), i cili ka mbetur i vrarë në luftë në shtator të 1775 në kala të Peqinit bashkë me 60 Mirditorë të tjerë .Ky luftëtarë shkëputi bajrakun (zonën) e Fanit nga zotërimi i Begollajve dhe orientoi Mirditën në një aleancë me Bushatllijtë. Gjon Marku la tre djem ,ku djali i madh quhej Llesh Gjoni dhe djali tjetër i vogël la një djalë nga e ciala rrjedh dhe dega e Preng Markolës, i cili është vrarë në luftë me Malazezet bashkë me Oso Kukën, ku Homeri shqiptarë nuk ka hezituar për të pasqyruar në Lahutën e Malcisë në disa këngë të thurura prej tij, trimëritë e tij deri sa la jetën në mbrojtje të trojeve shqiptare. Llesh Gjoni ka lënë tre djem, Prengën, Doden, Lleshin. Djali i vogël mori emrin e të atit pasi ka lindur pas vdekjes së të atit dhe për traditë i takonte të mbante emrin e tij. Parinë e Mirditës e trashëgoi djali i madh Preng Lleshi. Preng Lleshi një luftëtarë i madh i cili edhe ai shtoi edhe një nga bajraqet e nën administrim të tij për çeshtje lufte dhe në vitin 1815 i cili vdiç në Kotorr nga plagët e marra në luftë në vitin1810 në mbrojtje të Zadrimës nga forcat e Mustafa Pashës, Vezirit të Shkodrës, dhe po në këtë betejë është vrarë i vellai i tij Doda .
Pas vdekjes së Preng Lleshit drejtimin e merr djali i tij Dodë Prenga i cili helmohet nga një grua myslimane e Shkodrës dhe vdes në Kotorr ku kishte shkuar për të gjetur shërim, kjo ka ndodhur në vitin 1828. Dod Prenga la një djalë,Bib Doda ( babai i Preng Bib Dodës ), lindi në Orosh në vitin 1820, pra ky kishte vetëm 8 vjec kur i ati e la jetim. Bib Doda ishte një luftëtarët më të suksesshëm në të gjitha betejat e tij.


Pyetje: Cilat janë disa nga vlerësimet e Bibë Dodës, 24 vjeç bëhet Krye kreu i Mirditës?
Pergjigje:Perandoria Turke e gradon me gradën “Gjeneral Brigate “ • Aristokracia Europiane i njohu Ttullin Kapedan dhe Princ
• Sulltan Abdyl Mexhidi me dekret nr 124 i dha urdhërin “Mexhidie “ të klasit të III të shoqëruar me rrogë e shumë shpërblime .
• Bibë Doda u bë Pashai i parë i krishterë i Perandorisë.
• Perandori Napoloni i III i Francës në shënjë mirenjohje i dhuroi Bib Dodës shpatën e Argjentë
• Selia Shejtv me 16 Prill 1844 Papa Gregori XVI i dha Bib Dodës Titullin “Kavalier i Urdhërit Civil tv Shën Gregorit “, ndërsa në vitin 1855 i dha Titullin “Princeps Mirditarum “.


Pyetje: Pas vdekjes së Bib Dodës kush e drejtoj dinastinë Gjomarkaj?
Përgjigje: Jetoj si luan deri 18 korrik 1868 ku u helmua nga Malazezët dhe gjeti vdekjen. Pas vdekjes së Bib Dodës mëqënëse djali i i tij Preng Bib Doda ishte në moshë fare të vogël drejtimin e parisë e ka marrë pasardhësit e Preng Markolës, pikërisht Kapidan Kola (i biri i Preng Markolës), një kundërshtar i vendosur i Turqeve. Në vitin 1876 u vu në krye të lëvizjës në Mirditë, gjatë viteve të lëvizjes ai la në Mal të Zi të birin e tij Prengën (gjyshi i babës tim), i cili qëndroi në ordinancë në kujdesin e Nikollës deri në vitin 1879. Ndërsa në vitin 1878 konsulli i Francës shkruan mes të tjerash “ Kapidani i MIRDITËS – Kola “është dalluar gjithmonë për armiqësi me Turkun dhe deri tani nuk ka pranuar ti nënshtrohet Qeverisë Osmane. Pas Kapidan Kolë Prengës (djalit të Preng Markolës) , rritet djali i Bib Dodës, Prend Bib Doda dhe vjen në krye të Mirditës, i cili bëri një luftë të ashpër kundër të gjithë pushtuesve që hynin në trojet shqiptare. Preng Bib Doda u vra në Lezhë në pabesi nga tradhëtaret e vendit që fatkeqësisht ishin të brendshëm në qershor të 1919. Thuhet se historia përsëritet një herë në 500 vjet, ky personazh ka një histori krejt të ngjashme me Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti;
• Të dy janë internuar në Turqi në moshë fare të vogël përkatësisht 9 vjeç dhe 11 vjeç, të dy kanë qëndruar të internuar për më shumë se 20 vjet në Turqi, të dy janë kthyer dhe kanë lutuar kundër të gjithë pushtuesve që synonin Shqipërinë, të dy kanë vdekur në Lezhë. E gjithë kjo ka ndodhur pas 450 vitesh. Pas Preng Bib Dodës në drejtim vjen Marka Gjoni që është babi i Gjon Mark Gjonit, i cili ka vdekur në Fan të Mirditës.


Pyetje: Po pas Marka Gjonit, kush e merr drejtimin?
Përgjigje: Pas Marka Gjonit vjen dhe pinjolli i fundit në drejtim të bajraqeve të Mirditës që është Gjon Marka Gjoni i cili vetë ka vdekur në Itali por të dy djemtë e tij kanë mbetur të vrarë në Shqipëri në luftë kundër sistemit komunist. Për sa shikohet me sipër të gjithë figurat që kanë qënë në drejtim të Mirditës e me gjere të treves së veriut kanë vdekur në luftë për të mbrojtur të drejtat e kombit, për të mbrojtur vendin e tyre nga cdo lloj pushtuesi që ka synuar vendin tonë.


Pyetje: Si ka mundësi që politika në 27 vitet e fundit nuk e ka vlerësuar jo vetëm këtë familje që ka dhënë gjithçka për vendin e tij por janë dhe familje të tjera të vjetra që kanë një të kaluar të hidhur qoftë me pushtuesit e këtij vendi qoftë me sistemin totalitar komunist?
Përgjigje: Gjithsesi këto familje kanë gjeneruar historikisht djem e vajza që i kanë dhënë shumë vendit dhe vazhdojnë të nxjerrin akoma elementë të pregatitur e të aftë për të bërë më të mirën e tyre për zhvillimin e vendit, pavarësisht se politika e viteve të fundit ka qënë shumë thekur dhe hileqare në përfaqësimin e këtyre djemeve e vajzave në institucionet shtetërore. Unë nuk dua ta besoj se si ka mundësi që politika në tërësi nuk vlerëson këto familje të vjetra për mundin dhe gjakun që kanë derdhur në mbrojtje të vlerave autentike shqiptare dhe sigurisht që janë të gatshme të bëjnë sakrifica të mëtejshme vetem e vetem se si ky vend të ecë përpara.


Pyetje: Cili është mesazhi i Juaj për miqtë, politikanët dhe historianët?
Përgjijgje: Një popull që prish dhe shkatërron historinë e tij është i destinuar që politikanet e saj të bëjnë politika destabilizuese dhe shkatërruese për vendin e tyre, mos harroni miq se njohja e historisë dhe e vlerave të atyre burrave që kanë dhënë jeten për trojet shqiptare është një udhëzues i mirë për të bërë politika sociale dhe kulturore në shërbim të qytetarëve .


Jo rastësisht një familje ndër breza ka dhënë aq shumë për vendin dhe kombin, por mendoj se është ndjenja e përgjegjësisë dhe vetëmohimit kur flitet për të drejtat dhe vlerat e kombit, familje e cila nuk ka kursyer kurrë jetën për këto cilësi.

Të Lidhura

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin
Të ndryshme

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin

14 Shtator, 2025
Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!
Të ndryshme

Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!

8 Shtator, 2025
Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve
Të ndryshme

Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve

2 Shtator, 2025
TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025
Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025
A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte
Bota

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

18 Shtator, 2025

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com