InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Zbulohet dokumenti që vërteton abuzimet e Këshillit Studentor të Universitetit të Mjekësisë Teknike; dhjetëra milionë lekë të shpërdoruara

28 Korrik, 2020
in Artikuj, InfoPress
A A
Ja çfarë profesionesh preferojnë të rinjtë shqiptarë!

Në nje artikull të datës 19 korrik të publikuat në disa media online dhe rrjete sociale, shfaqen disa mesazhe sesi studentëve u bëhet presion për të votuar për kandidatë të caktuar në zgjedhjet për strukturat drejtuese të universiteteve që do të mbahen më 30 korrik.

Presioni studentëve të Mjekësisë u bëhet në emër të profesorëve të ndeyshëm e për rrjedhojë ngrihet pyetja se çfarë e shtyn pedagogun e fakultetit të ndërhyjë në mënyrë direkte në zgjedhjet për anëtarët e Senatit Akademik në rradhët e studentëve. Pikërisht përgjigjen e kësaj pyetjeje rreket të japë trajtimi në vijim.

Sipas te dhenave qe paraqiten dhe ne raportin shpjegues te vet Bordit te Administrimit shihet qarte qe ne drejtim te Keshillit Studentor UMT jane derdhur shuma te konsiderushme monetare, afersisht 160 milion leke, pergjate viteve 2014-2017 per aktivitete si winter apo summer school, konferenca, trajnime etj.

Këshilli studentor,i cili e ka të ndaluar ligjërisht ushtrimin e veprimtarisë ekonomike ,por siç shihet edhe ne dokumentin e meposhtem,ne kundershtim me ligjin, ka ushtruar veprimtari ekonomike duke përfituar të ardhura në mënyrë të paligjshme e të padrejte dhe jashte objektit te veprimtarise te Keshillave Studentore.

Se dyti pjesemarresit ne keto aktivitete referojne se kane paguar tarifa,per te cilat arka e UMT nuk rregjistron asnje te ardhur.

Se treti,keto vlera monetare jane derdhur ne llogari personale te individeve te caktuar,c’ka perben nje tjeter shkelje ligjore.

Paligjshmëria e ka shoqëruar individin në fjalë qysh prej kohës kur drejtonte këshillin studentor dhe deri më sot, pasi është përfshirë në garën për përfaqësuesit e studentëve në Senatin Akademik duke ushtruar presion ndaj studentëve që këta të fundit të mbështesin kandidaturat e preferuara të tij. E thënë më ndryshe, ashtu sikurse edhe u përcillet studentëve, fjalët e pedagogut nuk janë formë presioni ndaj studentëve, por një thirrje e sinqertë për të patur përfitime në shkëmbim të votës.

Tani le të rikthehemi tek pyetja se çfarë interesi ka një pedagog që të përfshihet në mënyrë direkte në zgjedhjet e përfaqësuesve të studentëve në Senatin Akademik?

Interesi i pedagogut nuk është përfaqësimi sa më dinjitoz i studentëve pasi në këtë rast ai do duhet të kishte organizuar qoftë edhe online një përballje mes kandidatëve nga rradhët e studentëve, duke ndihmuar kështu trupën studentore që të identifikojë më lehtë atë që vërtet do i përfaqësojë denjësisht. Në vend të një qëndrimi asnjëanës, mbajtja e një qëndrimi dhe ofrimi i lehtësirave në këmbim të mbështetjes lë të kuptohet se interesi është tërësisht personal.
Lexuesi mund të shtrojë me të drejtë pyetjen se me çfarë lidhet konkretisht ky interes, ndaj e mira është që ta sqarojmë edhe këtë pjesë. Me zgjedhjen e përfaqësuesve të preferuar të tij, veprimtaria e ushtruar të paktën për vitet nga 2014 deri në 2017 do të ishte më e lehtë për t’u ushtruar sërisht, në këtë mënyrë do të lehtësohej edhe mundësia për të krijuar përfitime të paligjshme nga struktura që e kanë të ndaluar kategorikisht ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. Kush përfiton dhe kush humbet?
Nga e gjithë historia, humbësit të cilëve do t’u hidhej veshja e triumfatorit (nëpërmjet përfitimeve të padrejta) janë studentët. Ndërsa përfituesit e vërtetë do të ishin ata që ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme dhe që studentin e përfytyrojnë si ATM-në e rradhës.
Më shumë se kurrë, sot organizmat përfaqësuese në Universitetin e Mjekësisë dhe atë shqiptar në përgjithësi kanë nevojë të ecin në rrugën e drejtë dhe të ligjshmërisë. Ndërsa studentët e Universitetit të Mjekësisë dhe hapesires universitare në përgjithësi kanë nevojë për përfaqësim dinjitoz.

Të Lidhura

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026
Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026
Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit
Artikuj

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit

26 Shkurt, 2026
Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Artikuj

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

25 Shkurt, 2026
Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”
Artikuj

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

22 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën
Kulturë

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën

13 Mars, 2026

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë
Bota

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë

13 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2026

13 Mars, 2026

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com