InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Daniela Stoica, një profesioniste për drejtimin e Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Korçës

28 Korrik, 2020
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Daniela Stoica, një profesioniste për drejtimin e Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Korçës


Nga Entela Binjaku


Të enjten e datës 30 korrik 2020 do të mbahen në vendin tonë zgjedhjet në institucionet publike të arsimit të lartë. Në këtë garë ka mjaft kandidatë që spikasin me aktivitetin e tyre didaktik, punën si kërkues dhe jetëshkrimin profesional.

Por, nëse në shumë raste vëmendja përqëndrohet tek universitetet në kryeqytet, kjo vëmendje duhet të përqëndrohet edhe në zhvillimet në institucionet e larta rajonale.

Në Universitetin “Fan S. Noli’’ në Korçë në garën për drejtuese të departamentit të gjuhëve të huaja ndodhet Daniela-Carmen Stoica. E lindur në Rumani, Daniela ndodhet në vendin tonë prej18 vjetësh. Ajo ka nisur të punojë për Universitetin në vitin 2004.

Në këto zgjedhje Daniela garon për herë të dytë. Njëlloj si herën e parë edhe në zgjedhjet e këtij viti, ajo është kandidatja e vetme në garë.


Daniela-Carmen Stoica është lektore e parë dhe kërkuese me kohë të plotë në Departamentin e gjuhëve të huaja, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, të Universitetit ‘’Fan S. Noli’’.


Ndërkohë është edhe Pedagoge e jashtme në Departamentin e gjuhëve sllave dhe ballkanike, Departamentin e gjuhëve të huaja, Universiteti i Tiranës.

Si pjesë e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë Znj. Stoica mbulon lëndët e gjuhës dhe kulturës rumune, gjuhës dhe qytetërimit latin, letërsisë amerikane si dhe didaktikën e letërsisë jo-artistike në gjuhën angleze.

Lidhur me formimin e saj të lartë, Daniela Stoica ka kryer studimet e larta në Filologji, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Bukureshtit. Më tej ajo vijoi studimet mastershkencor në Letërsi dhe Kulturë Europiane, në Universitetin “Aristotel” të Selanikut në Greqi.


Prej vitit 2015 ajo mban titullin doktor në filologji, marrë në Fakultetin e Letrave, të Universitetit të Bukureshtit, Rumani.

Ndërkohë dy vjet më pas kreu edhe studimet postdoktorale, në Universitetin e Vigos, Spanjë. Daniela Stoica është folëse e disa gjuhëve si anglisht, frëngjisht, greqisht, spanjisht dhe natyrisht rumanisht që është gjuha e saj amëtare.

Me gjuhën shqipe ajo është njohur pasi është takuar shpirtërisht me të. Aktiviteti i saj i pasur didaktik është shtrirë edhe me pjesëmarrjet në shkollat verore në Shqipëri dhe Rumani falë bashkëpunimeve me Institutin Kulturor Rumun.


Ndiqni në vijim edhe bashkëbisedimin tonë:


Daniela si erdhët në këtë vendim për të kandiduar? Cila ishte nxitja kryesore?

D. STOICA: “Për 16 vjet kam dhënë kontributin tim për rritjen e Departamentit të gjuhëve të huaja, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e cilësisë të programeve të studimit, ashtu edhe në rritjen e cilësore dhe sasiore të botimeve kolegëve te mij në departament dhe në fakultet. Tani mendoj se mund të sjell kontributin dhe vizionin tim në proçesin e vendimmarrjes.


Nxitja kryesore është ardhja e momentit kur Departamenti i gjuhëve të huaja dhe Universiteti i Korçës duhet të marrin një drejtim plotësisht europian, ku projektet europiane, qoftë në fushën e kërkimit shkencor, qoftë në fushën e mobiliteteve të studentëve dhe të pedagogëve, të zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të natyrshme, duke afruar këtë Universitet me universitetet e Europës Juglindore dhe Perëndimore”.


Çfarë mendoni se mund të sillni për Fakultetin nëse zgjidheni?

D. STOICA: “Atë që mund të sjell për Universitetin, por në veçanti për Fakultetin, unë e kam sjell prej shumë kohësh tashmë: kontaktet dhe lidhjet e mia akademike me universitete dhe institucione kërkimore dhe kulturore nga Rumania, Spanja, Greqia, Italia dhe SHBA, ashtu edhe përvojen time akademike dhe kërkimore të fituar gjatë formimit tim si filolog në Rumani, gjatë kualifikimit tim në universitete nga Rumania, Greqia, SHBA, Sllovenia, Spanja.


Dua të përmend këtu një program Erasmus+ të fituar vitin e kaluar me Universitetin Teknik të Kluzhit, në veçanti me Fakultetin Filologjik të Qendrës Universitare Nord Baia Mare. Si pasoje e aplikimit të muajit janar 2019 në lidhje me mobilitetet me shtete që nuk janë anëtare të BE-së, të financuar nga Programi Eramus, aksioni (key action) KA107, Universiteti Teknik i Kluzhit ka marrë financim për të zhvilluar mobilitete me dy universitete nga Shqipëria, njëra prej tyre është Universiteti i Korçës.


Dëshiroj të shtoj edhe përvojen time në drejtim të vendosjes të marrëveshjeve dypalëshe me universitete/fakultete nga Europa Perëndimore dhe Juglindore duke përdorur përvojen time të fituar me vendosjen e marrëveshjeve midis Unieversitetit tonë dhe Universitetit Valahia te Targovishtes (2009), midis Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë dhe Fakultetit Filologjik të Qendrës Universitare Nord Baia Mare, pjesë e Universitetit Teknik të Kluzhit (2019).

Dua të përmend këtu Projektin kombëtar SHKOLLA VERORE PËR STUDENTË DHE PUNONJËS BIBLIOTEKE NGA SHQIPËRIA, shkollë e cila u zvillua nga data 15 deri më 24 korrik 2019 pranë Fakultetit Filologjik të QUN Baia Mare. Projekti, i cili ka ndërthurur më shume komponente, ka qënë një sukses i vërtetë, me jehon të madh në Rumani dhe në Shqipëri. Synimi im dhe i partnereve tanë është që shkolla verore të bëhet nje traditë.


Gjithashtu, në cilësine e përfaqesueses kombëtare në Komitetin Europian ERA (Standing Working Group on Human Resources and Mobility-ERA), në bashkëpunim me AKKSH-in dhe Ambasadën Rumune në Tiranë, jam duke punuar për vendosjen e bashkëpunimit midis AKKSH-it dhe Agjencisë kërkimore homologe rumune, e cila menaxhon të gjitha projektet kombëtare dhe ndërkombëtare në Rumani.

Duke arritur këtë bashkëpunim, mund të synojmë më pas për vendosjen e marrëveshjes së baskëpunimit midis Shqipërisë dhe Rumanisë në nivelin e ministrive të arsimit përkatëse”.


Cila mendoni se është pika juaj më e fortë për këtë detyrë?

D. STOICA: “Pika ime më e fortë për këtë detyrë mendoj se është pozitiviteti, tendenca për të parë gjithmonë anën e mirë të gjërave edhe në momente vështirësije, dëshira për të bashkëpunuar me të gjithë, kolegë dhe studentë, në interesin e përbashkët. Këtu mund të shtoj edhe aftsitë e mia komunikuese, faktin se flas rrjedhshëm në një nivel të avancuar ose mesatar 5 gjuhë me të cilat punon Bashkimi Europian (anglisht, frengjisht, spanjisht, greqisht dhe rumanisht)”.


Nëse një student apo koleg do të donte të merrte pjesë në votim, pse do të duhej të votonte për ju?

D. STOICA: “Studentët, ashtu edhe kolegët që mbështetin kandidaturën time, janë shprehur tashme në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah shansin që Departamenti im ka me kandidaturën time të marrë një profil europian, ashtu siç i nevojitet nje departamenti të gjuhëve të huaja”.


Keni ndonjë mesazh sidomos për studentët tuaj?

D. STOICA: “Pavarsisht se vota e studentëve nuk llogaritet për pozicionin e përgjegjesit të departamentit, mesazhi im për ata është që të shkojnë në vot dhe të votojnë për të patur një përvojë akademike europiane.

Ju faleminderit!”

Të Lidhura

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025

TË FUNDIT

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha
Aktualitet

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

2 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë, 2 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë, 2 gusht 2025!

2 Gusht, 2025

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët
Aktualitet

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

1 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 1 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 1 Gusht 2025

1 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com