Vazhdojnë tensionet me SHBA-së dhe Kinës. Kina “hakmerret” ndaj SHBA-së, duke urdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin Chengdu.
Kjo masë e vendosur nga Kina, vjen disa ditë pasi SHBA urdhëroi Kinën të mbyllte konsullatën e saj në Houston me arsyetimin se Kina po ‘vidhte’ pronën intelektuale.
Masën e SHBA, Pekini zyrtar e quajti një ‘provokim politik’.
Masa është një “përgjigje e ligjshme dhe e nevojshme ndaj veprimeve të paarsyeshme të bëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, – tha ministri i jashtëm i Kinës në një deklaratë për mediat.
“Situata aktuale midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është diçka që Kina nuk dëshiron ta shohë, dhe SHBA mbajnë të gjithë përgjegjësinë për këtë” – shtoi ministri i Jashtëm kinez.
Konsullata amerikane në Chengdu e cila aktualisht ka rreth 200 punonjës u themelua në vitin 1985. Sipas ekspertëve ajo ka rëndësi strategjike për shkak të afërsisë së saj me Tibetin, shkruan BBC.
Përplasjet mes SHBA-së dhe Kinës filluan për një sërë çështjesh duke nisur nga sanksionet ekonomike dhe që arriti kulmin me pandeminë e Covid-19.
Donald Trump dhe administrata e tij kanë fajësuar direkt Kinën për pandeminë e Covid-19.