Ish kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, përmes një postimi në profilin e tij facebook, ka ngritur shqetësimin e mungesës së ujit në disa lagje të Paskuqanit dhe të Kamzës, duke dëshmuar kështu një papërgjegjshmëri totale të strukturave të bashkisë.
Mziu, ka drejtuar gishtin tek politikat e menaxhimit, të cilat janë pasojë e 30 qershorit të 2019-s, ku në krye të institucionit të bashkisë është emëruar përmes një farse zgjedhore, një individ i papaërgjegjshëm dhe që nuk përfaqëson më shumë se 6% të zërit qytetar.
Në reagimin e tij, Mziu, ka ngritur shqetësimin se bashkia e ka mendjen tek dyfishimi i numrit të punonjësve të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve dhe jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.
Në fund të statusit të tij, Mziu jep mesazhe shpresëdhënëse për qytetarët e Kamzës, duke kujtuar se : Rilindja 6% i ka ditët e numëruara!
Xhelal Mizu, mbetet një nga ish-krybashkiakët më potentë dhe një nga menaxhuesit më të suksesshëm të pushtetit vendor në Shqipëri. këtë gjë e thonë qytetarët e bashkisë Kamëz, të cilët vazhdojnë ti sigurojnë një mbështetje të fuqishme njeriut që transformoi Kamzën në një realitet të ri ubanistik dhe zhvillimor.
Banorët e Paskuqanit në protestë për mungesën e ujit, prej disa ditësh në lagje të ndryshme të Paskuqanit dhe Kamzës.Ndërmarrja e Ujësjellësit e militantëve të rilindjes 6% është dyfishuar në numër punonjësish e me plot drejtora, ndërkohë shërbimi ndaj qytetarëve është zero. Rilindja 6% i ka ditët e numëruara!














