InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Zëri Amerikës: Takimi prej 5 orësh i Këshillit Politik nuk solli asgjë të re

20 Korrik, 2020
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A
Nis mbledhja e Këshillit Politik

Në Shqipëri, takimi 5 orësh mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të lartë të dy opozitave, Partisë Demokratike dhe LSI-së nga njëra anë dhe deputetëve Muslim Murrizi dhe Rudina Hajdari nga ana tjetër, nuk solli asgjë të re.

Socialistët firmosën më 5 qershor një marrëveshje për ndryshime në Kodin Zgjedhor me opozitën jashtë parlamentare, por më pas mbështetën propozimin e deputetëve të opozitës në parlament për ndryshime kushtetuese, që do të çonin në hapjen e listave e që njëkohësisht do duhet të pasohet dhe me shmangien e koalicioneve parazgjedhore në formën në të cilën janë organizuar deri tani.Kjo lëvizje e PS u kundërshtua ashpër nga Partia Demokratike dhe LSI-ja. Kundërshtim të fortë pati dhe nga presidenti Ilir Meta, sipas të cilit bëhet fjalë për ndërhyrje në shkelje të Kushtetutës, duke paralajmëruar se nuk do t’i njohë ato. Ndërsa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar bënë thirrje për miratimin sa më shpejt të marrëveshjes së 5 qershorit, duke kujtuar se realizimi i refomës zgjedhore është një kusht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama foli pas takimit të sotëm për “diskutime interesante”, ndërsa përsëriti se për shumicën “hapja e listave nuk është një variant ,por një angazhim përballë shqiptarëve” duke shtuar se nga ana tjetër shumica “duhet të çojë deri në fund angazhimin e nënshkruar më 5 qershor”.

Por për PD-në dhe LSI-në, respektimi i Marrëveshjes së 5 qershorit nuk mund të nënkuptojë ndërhyrje të tjera në Kodin Zgjedhor si pasojë e “ndryshimeve kushtetuese të njëanshme. Kjë është e papranueshme”, deklaroi pas takimit Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, duke shtuar se kanë kërkuar nga kryeministri të dinë se kur do të miratohet Marrëveshja në parlament “pa ndryshime të njëanshme që e minojnë atë”.

Nga ana tjetër dhe opozita jashtë parlamentare nuk tërhiqet dhe këmbëngul për ndryshimet kushtetuese. Deputeti Myslim Murrizi deklaroi sërish se ai dhe 28 deputetë që duan ndërhyrjet në Kushtetutë nuk do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Në të njejtën linjë ishte dhe deputetja Rudina Hajdari, sipas së cilës diskutimet u përqëndruan mes PS dhe PD vetëm për marrëveshjen e 5 qershorit dhe jo hapjen e listave.

Kryeministri Rama tha se shumica do të përpiqet që të “bindë opozitën parlamenare që duhet të jetë më fleksibël në këtë proces”, duke theksuar se “mbase nuk do arrijmë dot t’i bëjmë bashkë në këtë proces, e mbase do arrijmë të kemi një mbështetje që do të jetë e mjaftueshme, sepse problemi është se opozita parlamentare janë shumë parti, shumë individë”. Zoti Rama bëri të ditur se bisedimet do të vijojnë me palët, duke kujtuar megjithatë se koha në dipozicion është e pakët./VOA

Të Lidhura

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode
Artikuj

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode

1 Shkurt, 2026
Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin
Aktualitet

Alarm për prindërit/ Braçe shpërthen ndaj Big Brother VIP: Po shkelni ligjin

3 Shkurt, 2026

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?
Show Biz

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

3 Shkurt, 2026

Horoskopi ditor, 2 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 2 shkurt 2026

2 Shkurt, 2026

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode
Artikuj

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode

1 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com