InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Rusia: Nuk kemi nevojë të vjedhim nga Perëndimi hulumtimet për Covid-19

18 Korrik, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
Rusia: Nuk kemi nevojë të vjedhim nga Perëndimi hulumtimet për Covid-19

Rusia ende pret të nënshkruaj një marrëveshje tentativë me një kompani farmaceutike shumëkombëshe për të prodhuar një vaksinë COVID-19 që po zhvillohet në universitetin e Oksfordit, megjithë akuzat se Moska është përpjekur të vjedhë hulumtimet për vaksinat, tha kreu i Fondit për Investimet e Drejtpërdrejta Ruse të premten në një intervistë me agjencinë Reuters.

Kirill Dmitriev i mohoi akuzat dhe tha se Rusia, nuk ka nevojë të vjedhë sekretet sepse ajo tashmë arriti një marrëveshje paraprake me kompaninë AstraZeneca për të prodhuar vaksinën britanike në Rusi dhe se marrëveshja mund të finalizohej të premten.

“Nuk ka nevojë që të vidhet asgjë” tha Dmitriev. “Të gjitha do t’i jepen Rusisë.”

Zyrtarë amerikanë, britanikë dhe kanadezë akuzuan Kremlinin të enjten se ishte pas një sulmi masiv dhe të vazhdueshëm kibernetik që synonte vjedhjen nga kompanitë farmaceutike perëndimore dhe institucionet akademike që bënin kërkime mbi vaksinat për koronavirusin dhe terapitë e trajtimit.

Në një deklaratë të përbashkët, qeveritë e të tre vendeve thanë se operacioni i hakerimit filloi në shkurt dhe që nga ajo kohë ka qenë i vazhdueshëm.

Qendra Kombëtare e Sigurimit Kibernetik në Britani, pjesë e agjencisë së përgjimit të vendit, GCHQ, lëshoi deklaratën, e cila ishte e koordinuar me homologët e saj në SHBA dhe Kanada. Zyrtarët identifikuan grupin rus të hakerave APT29, si të fshehur pas hakerimeve.

“APT29 ka një histori të gjatë në vënien në objektiv të organizatave qeveritare, diplomatike, ekspertëve, kujdesit shëndetësor dhe energjisë për përfitime të zbulimit, kështu që ne i inkurajojmë të gjithë ta marrin seriozisht këtë kërcënim dhe të zbatojnë këshillat e lëshuara,” tha Anne Neuberger, drejtore e sigurisë kibernetike në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare Amerikane.

Paul Chichester, drejtori i operacioneve të Qendrës Kombëtare të Sigurimit Kibernetike, tha, “Ne i dënojmë këto sulme të neveritshme kundër atyre që bëjnë punë të rëndësishme për të luftuar pandeminë e koronavirusit”.

Zoti Chichester tha se grupi i hakerave rusë patjetër që funksionon si pjesë e shërbimeve të inteligjencës ruse.

Të tre aleatët perëndimorë po punojnë në përpjekjen për të mbrojtur hulumtimet që lidhen me koronavirusin dhe po japin këshilla të reja për sigurinë në internet për firmat farmaceutike, universitetet dhe institutet e tjera kërkimore.

“Ne do t’i nxisnim organizatat që të njihen me këshillat që kemi botuar për të ndihmuar në mbrojtjen e rrjeteve të tyre,” shtoi zoti Chichester.

Tre aleatët perëndimorë paralajmëruan për herë të parë në maj se spiunët kibernetikë të mbështetur nga shteti po përpiqeshin të vidhnin hulumtimet për koronavirusin, por ata në atë kohë nuk e identifikuan se kush ishte prapa sulmit. Zyrtarët njoftuan gazetarët pa dashur të publikohet si informacion, se Kina, Rusia dhe Irani ishin të përfshirë.

Grupi i hakerave rusë së bashku me një grup hakerimi kibernetik të quajtur Fancy Bear, janë akuzuar nga zyrtarë amerikanë dhe kompani private të sigurisë në internet për hakerimin e kompjuterave të Partisë Demokrate amerikane në vitin 2016, para zgjedhjeve presidenciale.

Akuza për sulmet në internet të sponsorizuara nga Kremlin erdhi vetëm disa minuta pasi Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab u tha ligjvënësve në Dhomën e Komunave se Rusia kishte kërkuar të ndërhynte në zgjedhjet e përgjithshme britanike të vitit të kaluar.

Raab tha se ishte “pothuajse e sigurt” se Rusia u përpoq të ndikonte në rezultatet e zgjedhjeve, pasi dokumentet që përshkruanin hollësitë e bisedimeve anglo-amerikane të tregtisë së lirë u “morën në mënyrë të paligjshme”.

Dokumentet e tregtisë u hodhën në internet, u konstatuan nga Partia Laburistee opozitës në Britani dhe u përdorën në fushatën zgjedhore për të sugjeruar se konservatorët do të nënshkruanin një marrëveshje tregtare pas Brexitit me Sh.B.A që do të ishte më e favorshme për bizneset amerikane.

“Në bazë të një analize të gjerë, qeveria ka konkluduar se është pothuajse e sigurt që aktorët rusë kërkuan të ndërhyjnë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019 përmes hedhjes në internet të dokumenteve qeveritare të blera dhe të lëshuara në mënyrë të paligjshme,” tha zoti Raab.

Zëdhënësja ie Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se pretendimet e ligjvënësit Raab për ndërhyrje në zgjedhje ishin të paqarta./VOA/

Të Lidhura

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!
Bota

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!

22 Korrik, 2025
Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha
Bota

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha

15 Korrik, 2025
Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025
Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025
Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit
Bota

Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit

26 Qershor, 2025
Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB
Bota

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB

20 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!
Bota

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!

22 Korrik, 2025

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova
Show Biz

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova

22 Korrik, 2025

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com