Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 14 milion, përkatësisht 14,194,147 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 599,416.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 142,064 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 77,932, Britania e Madhe me 45,233, Italia me 35,028, Franca me 30,152 dhe Spanja me 28,420.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Në Shqipëri janë shënuar 107 viktima.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 8,470,275 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 5 milion raste aktive që presin të shërohen.