Zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe situata aktuale tejet e tensionuar në mes forcave kryesore poliitke si rezultat i qëndrimeve mbi marrëveshjen e 5 qershorit që pasuan me debatin e madh që ka shpërthyer mbi ndryshimet kushtetuese të inicuara në mënyrë arbirtrare nga maxhorancë, kanë ardhur përmes një analize të spikatur nga ish-deputeti Eduart Ndocaj, që krahas opinonit të tij, ka shprehur dhe qëndrimin e ashpër mbi këtë konfliktualitet që do të sjellë pasoja për procesin e integrimit të vendit.
Përmes një video-komunikimi, ish-deputeti Ndocaj, aktualisht dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Aleanca Demokristiane, ka kërkuar një vëmendje të madhe nga qytetarët shqiptarë, të cilët i ka ftuat të votojnë alternativat progresiste, dhe që janë në sintoni me qasjen proevropianiste.
Evropa, cilëson ish-deputeti Ndocaj, është skeptike ndaj klasës poliitke shiptare, ndaj dhe mban qëndrime radikale, duke shtuar kushte të njëpasnjëshme. Kjo është pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të qeverisjes së Edi Ramës, e cila ka arritur pikën e të paimanigjueshmes, duke e zhytur vendin në një borxh të thelle, si dhe duke instaluar një sistem politikë që lehtësisht uzurpohet nga kthetrat e krimit dhe mafias.
Sot, pas 30 vitesh kemi në qeverisje dhe në institucionet drejtuese të vendit, bijtë e etërve, të atyre që mbajtë dhe ushqyen më gjak të pafajshmish diktaturën më gjakatare të Evropës, prandaj kemi rastin të marrim fatin tonë në duar, duke menduar për të ardhmen e brezave.