Shënohet viktima më e re e koronavirusit në Shqipëri. Ndërron jetë në Spitalin Infektiv një 23-vjeçare, raporton News24.
Mësohet se ajo ishte në intubim dhe ishte dërguar në spital e diagnostikuar me Covid-19.
Nuk dihet nëse kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka ende detaje.