Si në të gjitha degët e Partisë Demokratike në Shqipëri edhe në degën e Kurbinit po zhvillohet procesi i përzgjedhjes së kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie. Dega e PD Kurbin përfshin ish-njësitë Laç, Mamurras, Milot dhe Fushëkuqe.
Anëtarësia propozon kandidatët potencialë përmes të cilëve komunitetet do të mund të përfaqësohen në parlament dhe në bashki.
Të gjitha grupseksionet janë shprehur dhe kanë përmbyllur fazën e parë, duke propozuar kandidaturat ku më së shumti spikasin emra që potencialisht i kanë dhënë zë vokacionit qytetar dhe opozitarizmit.
Sipas burimeve të InfoPressAlbania, ndër emrat e propozuar janë kryetari i degës Behar Haxhiu, kryetari i Grupseksionit Kurbin Daniel Gjoka, si dhe kryetarja e FRPD-së Kurbin,Enkelejda Rica, e cila rezulton një ndër emrat më të propozuar.
Theksojmë se, znjsh. Enkelejda Rica, gjatë këtyre viteve ka qenë një vokacion i fuqishëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve kurbinas, si dhe një denoncuese e pakompromistë e zullumeve dhe bëmave të pushtetarëve lokal dhe qendror.

Propozimi në të gjitha grupseksionet i znjsh. Enkelejda Rica, është dëshmi e njohjes dhe qëllimit me të cilin po përpiqet të implementohet udhëzimi i PD për propozimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, duke afirmuar kështu potnecialisht emrat që kanë spikatur me aktivizmin e tyre në denocimin e aspekteve keqqeverisëse si dhe në vlerat e tyre që ata mbartin në komunitet.
