InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta kujton dëshmorët e Batalionit “Atlantiku”: U vranë pabesisht, të zbardhet krimi monstruoz!

8 Korrik, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Meta kujton dëshmorët e Batalionit “Atlantiku”: U vranë pabesisht, të zbardhet krimi monstruoz!

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar tre dëshmorë të luftës së Kosovës, dëshmorë të Batalionit “Atlantiku”, vëllezërit Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, të cilët siç kujton ai meritojnë veç respekt e mirënjohje, ashtu si çdo luftëtar i UCK-së që dha jetën për çlirimin e Kosovës.

Nga ana tjetër, Presidenti kërkon të mos zvarritet drejtësia dhe të zbardhet vrasja e tyre monstruoze.

Postimi i plotë:

Çdo 8 korrik, kombi shqiptar nderon me respekt e mirënjohje kujtimin, veprën dhe sakrificën sublime të Dëshmorëve të Batalionit “Atlantiku”, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, nderin e historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krenarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Ndonëse kanë kaluar 21 vite nga vrasja e pabesë e tyre, fatkeqësisht ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi monstruoz! Vënia e drejtësisë pa pengesa dhe zvarritje do të lehtësojë jo vetëm dhimbjen e madhe të familjes së dashur Bytyçi, por do të japë një kontribut të çmuar për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajonin tonë.

Vëllezërit Bytyçi me shembullin e jashtëzakonshëm të sakrifikimit më sublim në emër të atdhedashurisë dhe idealeve më të larta njerëzore, që sollën Kosovën e lirë e të pavarur, do t’i frymëzojnë dhe edukojnë përherë gjeneratat e reja. Sepse liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë.

Mirënjohje diasporës sonë në SHBA për kontributin e shkëlqyer të dhënë për çlirimin e Kosovës dhe për çështjen shqiptare ndër dekada, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes dy popujve dhe vendeve tona, për ruajtjen e traditave dhe zhvillimin e lidhjeve të forta që ekzistojnë mes amerikanëve dhe shqiptarëve.
Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të luftës heroike të popullit të Kosovës, si dhe të mbarë kombit tonë! 

Të Lidhura

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025
Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025
E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël
Aktualitet

E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

14 Shtator, 2025
E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)
Aktualitet

E dini se kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale? Ajo është aktore dhe ekziston vërtet (EMRI)

13 Shtator, 2025
Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën
Aktualitet

Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën

13 Shtator, 2025
Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë
Aktualitet

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës
Show Biz

Dalin pamjet nga DASMA e Besa Kokëdhimës

16 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 16 Shtator 2025

16 Shtator, 2025

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com