InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

6 vjet në drejtimin e PD-së Librazhd, Kryetari Vreto bën bilancin: Vlerësimi i kontributeve dhe vlerave, është motoja e fuqisë sonë!

18 Qershor, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
6 vjet në drejtimin e PD-së Librazhd, Kryetari Vreto bën bilancin: Vlerësimi i kontributeve dhe vlerave, është motoja e fuqisë sonë!

Sot, 6 vjet në drejtimin e PD-së Librazhd!

Erdha me premtimin ‘’Së bashku të ringrejmë PD-në, partinë e vlerave dhe lirisë, partinë e inisiativës së lirë dhe integrimit të mbarë shoqerisë. Së bashku të bëjmë analizën e humbjes, duke evidentuar me korrektësi, shkaqet dhe faktorët që sollen humbjen e zgjedhjeve (2013).

Të shikojmë gabimet në detaje dhe të reflektojmë mbi to, të hartojmë së bashku platformën e ringritjes, si triumf mbi të kaluarën, të shikojmë përpara sfidat që duhen sfiduar. Të mundësojmë, mirkuptim, sinqeritet dhe dashuri se kështu do arrijmë të bashkohemi duke mundësuar përfshirjen e ideve që forcojnë partinë dhe rrisin besueshmërinë në komunitet. Të vlerësohet kontributi dhe merita e cdo kujt, me votën e lirë si sfidë brenda PD-së duke respektuar verdiktin e pakontestueshëm të secilit prej antarëve të partisë.

Kjo do sjellë përzgjedhjen më të mirë të figurave përfaqësuese dhe do të jetë një shembull i demokracise së brendëshme dhe më gjërë’’.Me premtimin tim bashkëudhetoj cdo dite, analizoj punën, analizoj bashkëpunëtorët, analizoj situatën dhe reflektoj me akte për problematikat në përgjithësi dhe detajet në vecanti.

Në drejtimin e Degës PD-se, kam bashkëpunuar dhe do vazhdoj te bashkëpunoj me faktorë, aktorë, kontributorë, intelektualë, ish të përndjekur dhe pronarë, militantë, simpatizantë, me qefmbeturit subjektivë apo objektivë, madje kam ftuar edhe ata që janë privilegjuar, zgjedhur në poste drejtuese nga pushteti i PD-së dhe kanë dalë kundër saj duke u bashkuar me kundërshtarin tonë politik.

Unë kam bërë gjithëçka mundet, duke biseduar me paraardhësit e mi, me ish drejtues të pushtetit për të marrë më të mirat nga puna e tyre dhe i kam implementuar në axhendën time. Kam afruar të gjitha flukset që kanë qënë në mbështetje të rivalëve në garë për postin e kryetarit, madje rivali kryesor një personalitet i nderuar me integritet është nen/kryetar i degës se PD-së. Edhe të tjerët janë aktivë në pozicione të ndryshme pranë strukturës. Kam punuar me gjithë energjitë e mia keto 6 vite, bashkë me stafin kam kthyer besimin tek demokratët, njerzit e lirë dhe bashkëzonasit.

Në gjashtë vite punë intensive, kemi hasur pengesa të mëdha, kërcënime nga pushteti autokratik, janë arrestuar me dhjetëra persona, janë burgosur disa të tjerë, kemi protestuar edhe pse me mungesa të theksuara financiare. S’jemi ndalur dhe demokratët e Librazhdit kanë qenë promotorë në cdo situatë. Kemi kaluar fushata elektorale, kemi shkelur,fusha, kodra e male. Jemi takuar me anëtarët e seksioneve, simpatizantët, grupe të interesit, jemi njohur me çdo problematike që kanë banorët dhe kemi denoncuar me zë dhe figurë korrupsionin galopant të pushtave që administrojnë pushtetin e votave të vjedhura.

Kemi pritur liderin z. Basha, por pika kulminante ka qenë kur demokratët dhe banoret e lirë të Librazhdit, vërshuan tek kryqëzimi i Përrenjasit në 13 Qeshor 2019 dhe e detyruan hajdutin, mafiozin me targat e kryeministrit të futet rruge e pa rruge dhe të menderoset. Këtu kuptoj, delenxhiu (taorama)se një qytet i vogel por me shpirtin e lirë nuk mund të jetë nën kthetrat e askujt dhe të përdoret sipas orekseve të manipulatorëve.

Mes vështirësive, konjukturave të brendëshme, arritëm të triumfojmë, të ringremë PD-në dhe të jemi të gatshem si alternativë e qartë për të drejtuar Librazhdin, në nivel lokal dhe të kemi figura përfaqësuese për nivel qëndror.

Ne po punojmë me ide dhe projekte që do i paraqisim përmes programin tonë në zgjedhjet e afërta lokale e qëndrore. Jemi besim plotë se me z. Lulzim Basha Kryeministër do nxjerrim familjet e rrethit tonë nga varfëria që pēr fatin e keq është ulur këmbëkryq.

Ne do veprojmë dhe jo të mashtrojmë, koha e fjalëve boshe ka përfunduar. Ështe koha e veprave dhe ne do shfrytëzojmë nëpërmjet planit zhvillimor tërësor të gjitha resurset natyrore me nje infrastrukturë rrugore, me një bujqësi të mekanizuar, me blegtori e bletari të shumëfishuar e çdo mundësi tjetër që pasuron familjet tona dhe ndal shpopullimin e trevave të mrekullueshme që të parët tanë i kanë mbrojtur me aq fanatizëm.

Ne vramë frikën, kthyem besimin, shpresën tek antarësia e PD-së dhe bashkëqytetarët. Unë jam votuar dhe po udhëheq Degën e PD-se në mandatin e dytë (viti 6). Vota e fortë që më është besuar nga delegatët, demokratët dhe fryma komunitare më ka shtuar përgjegjësinë, përgjegjëshmërinë për të qënë kreativ dhe luajal pa shkelur parimet që ndërgjegjia ime lejon për të realizuar kauzën dhe përmbushur detyrimet ndaj mbështetësve dhe qytetarëve.

Unë kam mbajtur premtimin e dhënë para konferencës në 18 Qeshor 2014 që u zgjodha për herë të pare dhe do vazhdoj të bëj gjithçka për të celebruar me novatorizëm detyrimet statutore si një faktor bashkues dhe relevant për të ardhmen. Unë bashkë me stafin jam përballur me sfidat dhe vështirësitë, kam përkrahur idetë që jane në shërbim të forcës tone dhe komunitetit, kam përkrahur dhe do perkrah njerëzit e veprave dhe jo të thashethemeve që përfitojnë suport politik apo andiminstaritiv në shpinën tuaj.

Unë dhe struktura e PD-së vlersojmë intelektualët, profesionistët që kontribojnë sot në opozitë, për të marrë përgjegjësi nesër në pushtet, me idenë se politika s’është hakmarrje por shërbim.Garantoj se miku i vetëm është puna dhe kontributi i secilit.

Me ju demokratë dhe bashkëqytetar, jam krenar!

Kryetari PD

Bujar Vreto

18-6-2020.

Të Lidhura

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025
“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025
RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!
Aktualitet

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!

4 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius

3 Gusht, 2025
Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha
Aktualitet

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

2 Gusht, 2025
”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët
Aktualitet

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

1 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com