InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi i dashurisë: Zbuloni cila shenjë është gjysma juaj më e mirë!

17 Qershor, 2020
in Horoskopi, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Horoskopi i dashurisë: Zbuloni cila shenjë është gjysma juaj më e mirë!

Ju është thënë, ju me shumë mundësi e dini, por ne po jua themi sërish: mos ndërmerrni asnjë veprim në jetë pa hedhur fillimisht sytë nga horoskopi. Yjet nuk gabojnë, ndaj nëse jeni në kërkim të shpirtit binjak, zbuloni se cila është gjysma juaj më e mirë.

Dashi dhe Peshorja

Horoskopi i dashurisë: Zbuloni cila shenjë është gjysma juaj

Të dyja shenjave u përlqen të bëjnë qejf dhe të shoqërohen me sa më shumë njerëz. Dashi njihet për impulsivitetin që e karakterizon, por një Peshore di ç’të bëjë për ta qetësuar situatën. Po kështu, Peshorja përshtatet lehtësisht dhe është e hapur ndaj risive apo ndryshimeve si dhe guxon përsa u përket eksperiencave të reja, gjë që do ta mbajë Dashin të interesuar përgjatë gjithë kohës. Të mos flasim pastaj rreth aspektit seksual: kimi e furishme dhe seks i jashtëzakonshëm!

Demi dhe Akrepi

Horoskopi i dashurisë: Zbuloni cila shenjë është gjysma juaj

Marrëdhënia midis Demit dhe Akrepi është një marrëdhënie e ngritur mbi besimin dhe respektin. Sapo të gjendet gjuha e përbashkët, lidhja do të mbahet nga themele të forta, rezistente ndaj kohës dhe vështirësive. Si një qenie e butë dhe dashamirëse që është, Demi do të tolerojë dhe përshtatet me përpikmërinë dhe dëshirën për perfeksion të Akrepit. Nga ana tjetër kur Demi humb toruan, Akrepi ia del ta bindë të logjikojë.

Binjakët dhe Shigjetari

Horoskopi i dashurisë: Zbuloni cila shenjë është gjysma juaj

Meqë të dyja këto shenja preferojnë të dalin, të bëjnë gjëra të reja, të njohin njerëz, të flasin rreth ideve dhe filozofive të tyre, gjëja më e mirë që mund të bëjnë është të qëndrojnë bashkë. Do ta shijojnë kohën e kaluar nën shoqërinë e njëri- tjetrit, teksa realizojnë biseda të thella apo planifikojnë një aventurë të re.

Gaforrja dhe Peshqit

Horoskopi i dashurisë: Zbuloni cila shenjë është gjysma juaj

Gaforrja dhe Peshqit gëzojnë karakteristika shumë të ngjashme: janë emocionalë, të ndjeshëm, intuitivë dhe të dashur, ndaj nuk është fort çudi që të kombinohen bashkë. E vetme Gaforrja vështirë se ia del dot; ajo ka nevojë për dikë në krah që e kupton, i fal emocion, nuk e privon nga ëndrrat apo pasionet e saj dhe kush më mirë se shenja e Peshqve e bën këtë?

Luani dhe Ujori

Horoskopi i dashurisë: Zbuloni cila shenjë është gjysma juaj

Në plan të parë duket sikur këto dy shenja nuk kanë asgjë të përbashkët, por që të dyja i duan njerëzit ashtu siç nga ana tjetër shërbejnë si burim frymëzimi për ta; si Luani ashtu edhe Ujori mbartin disa veçori lideri dhe dallojnë rreth të qenurit tepër mendjehapur. Do të dinë të gjejnë mirëkuptimin mes tyre dhe të luftojnë së bashku në emër të idealeve dhe pikësynimeve, si qenie ambicioze që janë.

Virgjëresha dhe Bricjapi

Horoskopi i dashurisë: Zbuloni cila shenjë është gjysma juaj

Është padiskutim një nga kombinimet më të mira të zodiakut: të përkushtuar, të pavarur, prindër dhe partnerë perfektë. Njerëz të qetë, të cilët i pret një rrugëtim i ngrohtë dashurie së bashku. Përsa i përket anës seksuale do të jetë akoma më e harmonizuar nga ç’thamë më lart. Joshje, detajizëm dhe fantazi e shfrenuar!

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 11 prill 2026

11 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026

10 Prill, 2026
Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026

9 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

TË FUNDIT

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean
Bota

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean

11 Prill, 2026

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com