InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi 16 qershor, ja parashikimi i yjeve për ju

16 Qershor, 2020
in Horoskopi, Të ndryshme
A A
Horoskopi ditor, e hënë 26 nëntor 2018

Dashi

Përfitoni nga Hëna në Demi, për të zgjidhur çështje praktike, administrative, financiare që janë vendosur prej kohësh në tryezën dhe në mendjen tuaj. Me disa përpjekje minimale sot ju mund të siguroni një qetësi të përsosur. Do bëni disa marrëveshje me partnerin tuaj që do ndikojnë për mirë në lidhjen tuaj.

Demi

Një shenjë Superstar pa hije dyshimi e kjo falë Hënës në shenjën tuaj. Me punën, energjnë, vendosshmërinë që ju karakterizon ju sot do jeni të paërballueshëm. Do të dini gjithashtu si t’i trajtoni situatat sipas nevojave tuaja, derisa ato të bëhen plotësisht të favorshme. Nëse bëhet fjalë për dashuri, mbrëmja premton momente të zjarrta me partnerin tuaj.

Binjakët

Përpiquni të mos bllokoheni nga një keqkuptim i papritur. Ju nuk duhet të hiqni dorë nga krijimtaria dhe ndjeshmëria juaj, e cila mund të jetë një mjet në favorin tuaj për t’u shfrytëzuar siç duhet. Do të kundërshtoni një person i cili ju do shumë dhe nuk ka ndaluar kurrë së dashuruari.

Gaforrja

Sot do keni butësinë që ju ka munguar prej kohësh, mbase nuk ndodh asgjë e jashtëzakonshme, por ju do dini se ku doni të shkoni dhe pse. Mërkuri ofron mbështetjen e tij për sa i përket shoqërueshmërisë, komunikimit dhe qartësisë së ideve; Hëna, nga ana tjetër, lehtëson marrëdhëniet me njerëzit përreth dhe të dashurin tuaj.

Luani

Ditën e sotme ulni nivelin e pritjeve dhe shmangni rreziqet e lojërave të fatit. Një ngjarje apo tubim në axhendën tuaj, do anullohet, që kështu do keni më shumë kohë të lirë.  Në dashuri do ndiheni më së miri pranë partnerit tuaj.

Virgjëresha

Përfitoni nga kjo ditë me të vërtetë magjike për të kompensuar të gjitha detyrat që keni lënë anash. Me Hënën në anën tuaj, energjia do jetë në nivele të larta dhe do ju ndihmojë përballë çdo situate. Do keni fat si në punë ashtu dhe në lojë. Do t’i përkushtoheni angazhimeve në dashuri.

Peshorja

Yjet e kësaj dite do nxjerrin në pah intuitën dhe mrehtësinë e madhe në fitimin e parave ose në sjelljen e projekteve financiare të cilat do kenë një përfundim të suksesshëm. Për dikë, një ofertë e re pune do duket shumë joshëse dhe tërheqëse. Për disa të tjerë, një takim ekstravagant mund të çojë në një marrëdhënie të bukur dhe të qëndrueshme.

Akrepi

Kur Hëna është në kundërshtim, marrëdhëniet romantike mund të jenë të vështira; megjithatë, konfliktet mund të ndihmojnë në sqarimin dhe lirimin e tensioneve të akumuluara. Ju duhet të veproni me qetësi dhe sens të përbashkët. Lajm i mirë në punë, nëse punoni në një ekip me të tjerët.

Shigjetari

Do jeni të favorizuar për aktivitetet tuaja prfesionale, në sektorin administrativ, sigurimin shoqëror etj. Moment i favorshëm për të ndërmarrë hapa në fushën e dashurisë: atmosfera e çiftit, gradualisht do të bëhet më e qetë dhe bashkëjetesa më e lehtë dhe më e gëzuar. Hani shendetshëm.

Bricjapi

Me Hënën në Dem, ju do ndjeni aroma dhe shije të veçanta gjatë kësaj dite. Kreativiteti dhe fryma e iniciativës që do keni, do ju bëjnë ndryshe nga të tjerët dhe do nxjerrin në pah profesionalizmin dhe origjinalitetin tuaj. Mënyra e preferuar për t’u ndjerë mirë me të dashurin tuaj është erotizmi.

Ujori

Sot ju do e teproni me buxhetin tuaj, do shpenzni për një blerje personale se për shtëpinë tuaj, gjë që do revoltojë shumë familjarët. Përpiquni t’i ofroni dispnueshmërinë tuaj një të afërmi në nevojë.

Peshqit

Në mëngjes do ndiheni shumë të përgjumur, pr falë intuitës dhe instiktit tuaj, ju do nxirrni pa frikë frymën tuaj krijuese. Ju keni ëndrra të bukura të cilat kanë mundësi që të realizohen. Do keni një marrëdhënie të gjallë dhe plot emocione me partnerin tuaj.

Të Lidhura

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026
Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026
HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026

6 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026

TË FUNDIT

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com