Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 69 raste të reja me COVID-19.
Të dhënat janë bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka dhënë detaje për situatën më të fundit të epidemisë në vendin tonë.
Dita e djeshme shënoi rekord të numrit të të prekurve me 57 raste të reja në 24 orë.