InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Deklarata e PPE dhe një përpjekje për te fshehur mesazhin e palëkundur perëndimor

9 Qershor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Deklarata e PPE dhe një përpjekje për te fshehur mesazhin e palëkundur perëndimor

Nga Red VARAKU

Ka pasur një konfuzion në leximin e mesazhit perëndimor në lidhje me krizën shqiptare kryesisht si pasojë e dy ngjarjeve të rëndësishme jashtëpolitike, tërmetit dhe pandemisë, të cilat kjo qeveri i ka shfrytëzuar maksimalisht për të harruar të vërtetat e përgjimeve dhe votimet moniste.

Gjithashtu, këto dy ngjarje kanë ndikuar që nëpërmjet propagandës, qeveria të ndërtojë në mëndjen e shqiptarëve një qasje dhe narrativë tjetër të perëndimit ndaj krizës shqiptare, sidomos në interpretimin e ndihmës financiare të perëndimit ndaj popullit shqiptar, si mbështetje për të dhe në prezantimin e kredisë 885 milion euro si përkrahje për të personalisht.

I njëjti konfuzion u tentua edhe këto ditë në dakortësimin e Reformës Zgjedhore, ku sërish ai tentoi ta shiste veten si i përkëdheluri i perëndimit kur në fakt në fund rezultoi e kundërta. Por, e vërteta është që përkundër kësaj përpjekjeje për të shfokusuar opinionin publik , ka pasur gjithmonë një qëndrim të qartë të faktorit ndërkombëtar.

Më i ashpri dhe më i qarti ka qenë bllokimi i integrimit. Një rast unik, në historinë e integrimit, sepse nuk ishte thjesht një moshapje negociatash për shkak të mosplotësimit të kushteve, por ishte bllokim i integrimit me nëntë kushte, të cilat pasqyronin qartazi vetëm kërkesat e opozitës.

Pas bllokimit të integrimit, një mesazh tjetër i qartë, që i shkonte mu në zemër propagandës së qeverisë, fiks një muaj pas bllokimit të integrimit, në Zagreb Partitë Popullore Europiane dolën me një rezolutë të qartë në mbështetje të betejës politike të opozitës.

Një rezolutë që pranonte krizën që vinte si pasojë e përpjekjes së Ramës për të asgjësuar demokracinë dhe shikonte si zgjidhje të saj propozimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme politike në të njëjtën ditë me ato lokale me një kod të dakortësuar zgjedhor. Në këtë mënyrë ajo vinte si mbështetja e parë e hapur për betejën politike të Lulzim Bashës pasi njihte, pranonte dhe vlerësonte edhe vendimet politike të z. Basha si lider i Opozitës, përfshi këtu djegjen e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Më pas kemi presionin që e detyroi kryeministrin të pranonte si zgjidhje zbatimin e kushteve të Bundestagut. Provë për këtë ishte pranimi i Këshillit Politik, si mjet për shtrimin e rrugës për zgjidhjen e krizës dhe për dakortësimin e reformës zgjedhore si një mënyrë për dorëzimin e pushtetit me procedurë.

Po në vazhdën e këtij qëndrimi të palëkundur ishte dhe sot deklarata e grupit parlamentar të PPE , grupit që qeveris BE-në, e cila nuk është tjetër vetëm se një përkthim në terma ligjorë dhe institucionalë i rezolutës së Zagrebit.

Pra, deklarata sot e z. Michael Gahler, koordinatorit të grupit të PPE në Parlamentin Europian për çështjet e zgjerimit (CDU), i cili kërkoi sot në emër të grupit të Partive Popullore Europiane, vazhdimin me plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave, me vendimin si hapin tjetër të rëndësishëm pas reformës zgjedhore, aplikimin e saj, jo vetëm që nuk është një devijim nga strategjia për tranzicionin politik të pushtetit në Shqipëri, por është një deklaratë që përforcon qëndrimin perëndimor dhe paralajmëron akte me fuqi ligjore në rast devijimi nga ky kurs.

Në thelb kjo deklaratë është një ‘urdhër’ për qeverinë shqiptare, që nuk ka asnjë shans të mos zbatohet sepse moszbatimi i tij jo vetëm e ngarkon këtë qeveri me përgjegjësi, por sjell edhe pasoja të tjera për të ardhmen e integrimit të vendit.

Ndaj, përtej spekulimeve të vogla propagandistike, që tentojnë të injorojnë ose të zvogëlojnë betejën politike të opozitës, e vërteta është që Këshilli Politik dhe Reforma Zgjedhore janë pasojë e presionit ndëkombëtar për të plotësuar kushtet e Bundestagut.

Pas deklaratës së sotshme të grupit të PPE, nuk besoj se ka më njeri që të mos e ketë të qartë, që faktori ndërkombëtar është angazhuar për një tranzicion politik të pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme politike në të njëjtën ditë me ato lokale me kodin e ri të dakortësuar.

Të Lidhura

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025
Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025

Zbulohet data dhe vendi i takimit mes Trump dhe Putin!
Aktualitet

Zbulohet data dhe vendi i takimit mes Trump dhe Putin!

9 Gusht, 2025

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së Duas me cigare: Është e rritur, ka të drejtë për zgjedhjet e saj
Show Biz

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së Duas me cigare: Është e rritur, ka të drejtë për zgjedhjet e saj

9 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 9 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 9 gusht 2025

9 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com