Komisioni i Venecias i ka dhënë një shuplakë të radhës tentativave të Edi Ramës për ngritjen e një shteti erdoganist në Shqipëri. Ai ka hedhur poshtë ligjin e njohur si Paketa antishpifje, të mbrojtur nga qeveria shqiptare. Komisionin e Venecias, ka kërkuar rishikimin e tij.
Gjobat e larta, pavarësia e AMA dhe të komisionit të saj të ankesave janë elëmentët që rrezikojnë lirinë e fjalës në këtë paketë që në mënyr të pa shembullt u dërgua në Venecia nga vetë Këshilli i Evropës.
“Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë’ mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media”, thuhet në raportin e Venecias.