InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘Qeveria Kujdestare’/ Zbardhet propozimi i plotë i Opozitës…

31 Maj, 2020
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Reforma Zgjedhore, 3 propozimet e opozitës: Zgjedhjet në prill-maj dhe tetor-nëntor

Janë orët e fundit para përfundimit të afatit ku do të vendoset nëse do të ketë apo jo një marrëveshje apo konsensus mes palëve. Tre janë pikat ku janë ndalur prej ditësh palët dhe nuk po gjejnë zgjidhje, identifikimi biometrik i votuesve, depolitizimi i administratës zgjedhore si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Por një prej propozimeve të Opozitës, të paraqitura edhe në tryezën e sotme, është edhe ajo e “Qeverisë Kujdestare”, e cila do të ketë si detyrë organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve ka për detyrë:

1. të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor;
2. të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative;
3. të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike.

Propozimi i Opozitës për qeverinë kujdestare:

Në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen, këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 5, shtohen nenet 5/1 me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 5/1

Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore

1. Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia.

2. Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore.

3. Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura apo rasteve të parashikuara në nenin 5/2 të këtij ligji. Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucioni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij. Bëjnë përjashtim rastet e emergjencave për shkak të ngjarjeve të paparashikuara që diktojnë marrjen në punë.

4. 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë, miraton përbërjen e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, e cila pas betimit përpara Presidentit të Republikës, fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëmndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ky rregull zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

5. Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve ka për detyrë:

të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor;
të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative;
të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike.

6. Rregullat e posaçme për organizimin dhe funksionimin e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, përcaktohen si Aneks i ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.”.

Neni 2

Neni 88, shfuqizohet.

Të Lidhura

Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë
Aktualitet

Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë

27 Janar, 2026
Parashikimi i motit,  26 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 26 janar 2026

26 Janar, 2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash
Aktualitet

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

25 Janar, 2026
“Vllazën, demokracia në rrezik”
Aktualitet

“Vllazën, demokracia në rrezik”

25 Janar, 2026
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026
Moti sot, kthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Aktualitet

Moti sot, kthehen vranësirat dhe reshjet e shiut

24 Janar, 2026

TË FUNDIT

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve
Bota

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve

28 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 28 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 28 janar 2026

28 Janar, 2026

Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë
Aktualitet

Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë

27 Janar, 2026

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s
Bota

“Bojkotoni Botërorin”, deklarata e bujshme e ish-presidentit të FIFA-s

27 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com