- Varfëria e njerëzve, është pamja më e keqe dhe e trishtueshme e një shteti dhe njerëzve të pasur të atij vendi.
- Mos rri duke promovuar Krishtin apo Muhamedin se ata janë promovuar vetë me cilësitë aq të mira sa janë quajtur njerëz të dërguar nga Zoti, por vendosu vetë në rrugën e tyre, duke ndihmuar njerëzit konkretisht në nevojë, për një jetë më të mirë. Në këtë mision të shenjtë mos kërko, bujë, vëmendje, promovim mediatik etj.
- Mjeku, që në darkë ka lekë në xhep më shumë se sa kishte në mëngjes, është zhvatës.
- Më afër Zotit nuk je nga ritualet fetare, por duke shprehur me ndihmë konkrete ato që thotë Zoti, për njerëzit e varfër.
- Mjekun abuzues, e njeh infermjerja dhe familjarët e pacientit.
- Feja, sindikatat, shoqëria civile, mediat, organet e drejtësisë, intelektualët, nuk kanë lidhje as varësi nga qeveria, aq më tepër me partitë politike, përkundrazi janë oponentë të përhershëm të saj. Janë institucione shpirtërore, në mbrojtje të qytetarëve dhe njerëzve të thjeshtë.
- Familja të jep jetën dhe të rrit në fëmijëri, të tjerat duhet ti bësh me djersën, vullnetin dhe mendjen tënde.
- Të varfërit na kujtojnë se, po largohemi shumë nga të qenurit njerëz normal?!
- Besimtari, që s’pushon së treguari si është dhe çfarë thotë Zoti, Krishti, Muhamedi, pikë së pari ka falimentuar për veten e vet.
- Abstenimi ose bojkoti, gjithmonë shkon në favor të asaj që është më pak e mirë.
- Sytë e fëmijës, që është i varfër, shprehin dhimbje.
- Me jo të mirin, mos u afro, jo se të bën si vetja, por të prish terezinë.
- Dashuria dhe seksi duhet të jenë aq të lira për njeriun sa, kafja, alkoli, pikniku, dhe nevojat e tjera fiziologjike, e thënë ndryshe, janë relative sipas konceptimit individual të secilit, por në të njëjtën kohë janë edhe treguese të karakterit dhe personalitetit të secilit.
- I varfëri jeton me shpresën se do ta ndihmojnë njerëzit.
- Kush të bën presion, ose të trazon shpirtin, dije mirë se është dhunues i shpirtrave të gjallë.
- Rrugaçët, si çdo kategori tjetër sociale, ndahen në të bardhë dhe të zinjë, – të zinjët janë hajdutë, grabitës, përdhunues, deri edhe vrasës. Jo gjithkush që të zbutë kurrizin është “rrugaç”.
- Në një vend ku varfëria është shqetësuese, dhe nuk flitet çdo ditë për të, s’ka të ardhme.
- Ajo që do dëshiroja shumë është, ti shikoja një herë njerëzit e këtij vendi në këmbë, në një protestë heroike, në vrapimin e dytë të lirisë, për të mbrojtur të drejtën e një individi përballë shtetit, do Zoti nuk vdes pa e parë një gjë të tillë!
- Në të shumtën e rasteve, lëri diçka të vogël atij që të shërben, kryesisht kamarierit, sepse tregon më shumë respekt e dashuri, ky gjest, nuk mund të justifikohet me natyrën kursimtare.
- Kur dikujt i bën presion (pa të drejtë), për vendin e punës, i ke marrë peng fëmijët.
- Shteti, janë ligjet, rregullat dhe standartet, jo shtetarët.
- Mjeku i mirë, ia heq vetë çorapet pacientit.
- Shteti që bën presione kolektive ose përdor rastin për një gjë të tillë, është bolshevik.
- Idetë, idealet dhe qëllimet, të marrin mbrapa pa kushte.
- Drejtuesi, që të dashurën e ka udhërrëfyese apo ndërmjetëse për punën, marëdhënjet me të tjerët, është më mirë që ta lirojë postin në favor të saj, e vetë të rrijë dashnori i shefes.
- Çdo gjë që mendohet, shihet, bëhet, shpiket, është, ndodhet dhe shprehet sipas mendimit dhe perceptimit të njeriut. Nuk e dimë se sa e madhe është pjesa që mund të perceptohet ndryshe apo që nuk e kemi perceptuar akoma.
- Njeriu mund të shpikë lloj-lloj mjetesh fluturuese, por vetë s’do arrijë të fluturojë kurrë.
- Po ta pyesësh stomakun thotë, unë e mbaj njeriun gjallë.
- Për invalidin jeta rrjedh normal, me disa kufizime të vogla, por njerëzit ia shtojnë ose ia pakësojnë kufizimet që ka.
- I sëmurë, është edhe ai që ankohet kur s’ka asgjë.
- Mungesa e lirisë, trazimi shpirtëror, dhe trazimi psikologjik, janë sëmundje të rënda, që ti shkakton shteti, mjedisi përreth ose familja.
- Kur s’të ecin punët, edhe shëndetin s’e ke mirë.
- Varfëria e shokut, është prova më e mirë e karakterit dhe humanizmit tënd.
- Kush merr gjëra që janë të destinuara për të varfërit, s’e pranon varri brenda.
- Të burgosurit i kufizohet pjesërisht liria, për këtë arsye quhet i tillë.
- Ndjenjat dhe shijet e holla, tregojnë kultivimin e madh.
- Kur e ndihmon të varfërin, i shkëlqejnë sytë dhe i rritet shpresa.
- Mos prit ta ndihmoj qeveria, shokun, mikun apo njeriun tënd, i cili është në kushte të vështira.
- A dëshiron ta çosh emrin tënd tek Zoti, kundërviju varfërisë së njerëzve me gjithë mundësitë dhe energjitë që ke ti.
- Kur i jep një ndihmë të varfërit, mos ia jep me arrogancë, apo si triumfator, as si lëmoshë, jepja si solidaritet njerëzorë dhe shprehi vullnetin për ta ndihmuar prapë.
- Hallexhiun, ndihmoje pa marrë parasysh rrethanat apo faktorët që e kanë çuar aty.
- Nuk është ndihmë, ti japësh një personi jo të varfër, atë që nuk i takon.
- Edhe ai që ka nevojë për vëmendje, në një farë forme është nevojqarë.
- Shumë njerëz, problemin që ti e quan të parëndësishëm, ai mund ta ketë hallin më të madh të jetës së tij, prandaj trego vëmendje dhe përpiqu ta ndihmosh.
- Shteti që, 25% të vëmendjes, projekteve dhe përpjekjeve nuk i ka për të varfërit dhe shtresat në nevojë, është shtet kapitalist i egër.
- I pasuri që nuk ndihmon të varfërit, është feudal.
- Të vendosësh çadër poshtë një peme, është sikur të veshësh xhupin poshtë kanatjeres.
- Zemra dhe shpirti i njeriut, mund ta zënë edhe detin brenda.
- I varfëri e ka shpirtin të bardhë, sytë dhe shikimin të çiltër.
- Kush ndot mjedisin, pret pyjet, vret kafshët e egra, të ka hequr një tjegull në shtëpinë tënde
- I varfëri nuk ta harron kurrë ndihmën që i dhe, po e ndihmove prapë, i lutet Zotit për ty.
- Për një shoqëri, rrugët janë si damarët brenda trupit të njeriut.
- I pasuri që nuk ndihmon të varfërit rreth tij, me Zotin i ka shkëputur lidhjet.
- Misioni i fesë në kohët e sotme është ndihma për të varfërit, më shumë sesa edukimi fetar.
- Shkollimi dhe krijimi i kushteve dhe mundësive për të mësuar të varfërit, është në përgjegjësinë e çdo qeverie.
- Shtetarët e këqinjë, fëlliqin dynjanë.
- Në asnjë lloj mënyre nuk duhet të ketë fëmijë të varfër që rrinë rrugëve dhe flejnë jashtë.
- Azili, është si shtëpia e fëmijëve jetimë.
- Kur je i pasur, rreziku për të humbur shpirtin është shumë i madh.
- Puna me të varfërit, ta mban shpirtin të njomë.
- Kali dhe qeni kanë huazuar edhe nga njeriu, për më tepër janë mbartës të disa cilësive që njeriu sa vjen dhe i humbet ato.
- Mediat qe rreshtohen në krah të qeverisë, e kanë tradhëtuar publikun
- Kur të dhemb koka, ke shtrëngime në shpirt, ndihmo një të varfër dhe ke për ta parë se të liron.
- Nëpër qendrat e varfërisë dhe të njerëzve në nevojë, gjithkush duhet të shpjerë gjëra nga më të ndryshmet.
- Të varfërit i bën punë dhe i nevoitet gjithçka.
- Kur je i ri dhe ke kushte jo të mira ekonomike, puno, puno dhe vetëm puno. Ke për ta parë se si zhduket një herë e përgjithmonë varfëria.
- Varfëria, nuk duhet të fus në rrugë të gabuar, apo të shëndërrohet në konflikt familjar, por të gjithë së bashku me një solidaritet dhe përpjekje për kapërcimin e saj.
- Kush s’të ndihmon kur je i varfër dhe ti e prisje një gjë të tillë nga ai, s’ka punë me ty as me Zotin, dhe mos e qas kurrë.
- Nuk di një rrethanë që mund të vritet një femër, veç kur je absolutisht i sigurtë se ajo do të vrasë ty në atë moment, që ti je përballë saj.
- Shkollimi dhe puna, janë armët më të fuqishme, që i varfëri do i rrokë një ditë kundër varfërisë.
- Të rinjtë që s’ndahen dot nga familja, nuk arrijnë rezultate të larta në jetë.
- Tek invalidi, mos e përqendro shikimin në vendet, për të cilat ai quhet i tillë, mos u ngrys, por shikoje drejt në sy, dhe jepi një buzëqeshje njerëzore.
- Shoqëria që veçon, mënjanon, apo prejashton të varfërin, është grup dhe shoqëri gangstere.
- Krimi dhe korrupsioni, janë silueta e zezë, që varfërisë i zënë edhe dritën e diellit.
- Kur dikujt i bën presion (pa të drejtë), për vendin e punës, i ke marrë peng fëmijët.
- Fshati, ia rrit shumë zemrën dhe imagjinatën fëmijës.
- Zemra e vogëlushit në varfëri, është si zemra e vogëlushit që ke ti në shtëpi.
- Zonja që rrit fëmijë në kushte të vështira ekonomike, pret ndihmën e zonjës që nuk ka të njëjtin hall.
- Një komb që ka nxjerrë Nënë Terezën, duhet të ngrihet në këmbë, për t’iu kundërvënë varfërisë ditën dhe natën.
- Edukimi i fëmijës me aktivitete humanitare, është shërbimi më i mirë që mund ti bësh për jetën e tij dhe tënden.
- Kur nuk të sensibilizon dhe s’të vë në lëvizje varfëria e njeriut tënd apo shokut, të është tharë shpirti.
- I varfëri, më shumë sesa këshilla don ndihmë konkrete, se nuk i pret puna, pastaj këshillat ktheja prapë në një ndihmë tjetër, deri sa ta ndihmosh të gjej një zgjidhje sa do të vogël por të qëndrueshme.
- Në qoftë se ndihmon një femër në kushte të vështira ekonomike, dashurinë lëre ta gjej diku tjetër. Në mendje përgjithmonë të ka edhe ty.
- Duhen larguar njëherë e përgjithmonë nga arsimi, ata mësues që iu lënë të kuptojnë fëmijëve për 7-Marsin se, dhuratën do më pëlqente ta blija vetë.
- Ka mësues që janë më të varfër në shpirtin e vet, sesa varfëria ekonomike e fëmijës që ka në bankë.
- Joshja, mund të jetë një metodë tjetër fillestare, për ta marrë peng më mbrapa shpirtin dhe qenien tënde.
- Mësuesit që merren me aktivitete dhe veprimtari politike, do vijë një ditë jo e largët, që do iu hiqet përgjithmonë liçenca e mësimdhënies, dhe dëshmi e mjaftueshme për këtë janë, FB, dëshmitë e fëmijëve dhe prindërve të tyre. U besohej atyre që s’paguan dritat, se një ditë do i paguajnë të gjitha.?! Po gjyqtarët dhe prokurorët, e kishin menduar se një ditë s’ka kush ti mbrojë?!.
- Mjeku që nuk përballet maksimalisht me sëmundjen, pa e ndihmuar i sëmuri nga xhepi i tij, është pengmarrës.
- Midis mjekëve dhe veterinerëve, ata që kanë ceduar më pak vitet e fundit, nga pikpamja humane, janë veterinerët.
- Mjek, është zanati i lehtë kur nuk din, zanat shumë i vështirë kur din.
- Për ty bota është ajo që mendon dhe percepton ti, deri në atë moment.
- Shumë medikamente për shqetësime të ndryshme, të vrasin më shpejt se një sëmundje e rëndë.
- Partitë politike janë si, avokati, tregtarët e pandershëm, mashtruesit, dembelët, fallxhoret , apo ata që shohin filxhanin, etj.
- Mjeku i mirë dhe i aftë, e shëron me personalitetin e vet pacientin.
- Vota kërkohet nga të gjithë, por ti duhet që t’ia japësh atij që vërtetë e meriton.
- Spitali publik me atë privat, kanë të përbashkët zanatin, shërbimin, pacientin dhe humanitetin profesional. Ndërsa publiku, ofron edhe humanitetin financiar, që është shumë i rëndësishëm.
- Mjeku, që rrin si kasap, iu bën familjarëve preson me seriozitetin e tij, ose bën personin e rëndësishëm, është grabitësi i parave të tua.
- Njëqind frikacakë bashkë, nuk e bëjnë një trim.
- Prindi që nuk ia liron radhën për të hyrë tek mjeku, një fëmije që është më i sëmurë se fëmija i tij, është një i sëmurë edhe vetë dhe nuk shërohet kurrë.
- Qeveria, është bërë për ta “q… në b…. “, – me e nxjerrë në stacion, e për ta nisur me urban n֝’shtëpi.
© Autor, Skender Doçi
Tiranë, Tetor 2019
…. Ju falenderoj të gjithë Juve, që keni lexuar thëniet e mia
Kur i kam shkruar, ju siguroj me sinqeritetin më të madh, se unë, në asnjërën prej tyre nuk kam pasur parasysh individ të veçantë, për më tepër, njerëz që i njoh e më njohin apo qeverinë e tanishme. Asnjëra nuk është perceptim mbi sjelljen e njërit, apo dedikim për dikë në veçanti. Janë thjeshtë disa nga mendimet e mia personale, për jetën dhe shoqërinë në përgjithësi, për të cilat, ndieja një detyrim me veten, që ti shkruaja një ditë.











