- Ligjet dhe rregullat që mbrojnë individin, të drejtat dhe liritë e tij, janë përtej Biblës dhe Kuranit.
- Në vendin tim, sipas kryeministrit bëhet dhe ndërtohet shteti, sipas militantizmit partiak bëhet dhe ndërtohet administrata publike.
- Shkollimi dhe leximi nuk them se janë absolutisht gjithçka, por kur si ke, të prejashtojnë nga pikpamja e pranimit dhe ndihmës që të japin të tjerët ty.
- Kur dëshiron të shesësh bythën, kokën ose shokët, më lirë se tek shefi s’besoj të ketë një vend ku mund ti shesësh, sepse shefi është i ngopur me atë lloj tregu.
- Punonjësit në kompanitë dhe sipërmarrjet private, janë më dinjitoz, më të kualifikuar, më të besuar, më kreativ, më dinamik, më të ndershëm sesa ata që punojnë si nënpunës në shtet ose sektorin publik.
- Ajo që ke ti në dorë me gruan, kur ajo s’të dëgjon, është mos ta degjosh as ti, më vonë ajo tërhiqet vetë nga pozicioni i mëparshëm.
- Gruas nuk i besohet kurrë, se ti ke shkuar deri aty, sa të kryesh mardhënje seksuale me një femër tjetër, veç po të zuri vetë.
- Vajzat e duan më shumë babain sepse tek ai shohin modelin e njeriut të lirë dhe të pavarur.
- Femra është një makineri e prodhimit të stresit, por njëkohësisht edhe e asgjesimit dhe tretjes së tij pa shenja dhe pa efekte në vazhdim.
- Stresi është “Virusi” që përhapet me të gjitha format dhe mënyrat, për më tepër nuk zhduket ndonjëherë, por qarkullon nga njëri tek tjetri.
- Duke u përpjekur ta ndihmosh fëmijën për tu bërë i zoti, pa e kuptuar mund të bëhesh i zoti i tij.
- Me komshinjtë, është e rëndësishme distanca dhe krijimi i mardhënjeve sa më protokollare.
- Distanca me shefin është e rëndësishme, kur ta krijon vetë shefi e ke të zgjidhur, kur shefi e fshinë distancën komplet, është në interesin dhe përkujdesjen tënde që të mos fshihet fare.
- Ka njerëz që gjejnë kohën, të rrinë e të merren me ty, vetëm për faktin se ti i paguan kafet vazhdimisht.
- Eshtë fat-zi ai që, kur e “godasin në kurriz” nuk bërtet se mos iu prishë punë atyre që e “qëllojnë”, dhe si rezultat mendon se do ta godasin edhe më fort.
- Pikniku dhe kampingu janë stacionet me relaksin më të madh për njeriun.
- E drejta e atij që të paditë për gjërat që ti s’duhet ti bëje, është në të gjitha rastet më e madhe se e drejta jote për ti bërë ato gjëra.
- Për njerëzit, standarti është, sikur 10 kuaj vrapojnë në një lëndinë, ndërsa varësia është sikur në një rrugë të ngushtë ecin njëri pas tjetrit 10 njëthundrakë, ku i pari, ndoshta edhe i dyti e i treti janë gomerë, të tjerët janë kuaj
- Kur themi ka rënë ekonomia, do të thotë ka rënë konsumi, që do të thotë, biznesi po kalon ditë të këqija.
- Të heshtësh, do të thotë të mos flasësh, kur flet, nuk ke heshtur, dhe mirë ke bërë.
- Të ndërtosh shtet, do të thotë ta zhvillosh atë, pikë së pari nga ekonomia dhe mirëqenia e njerëzve. Vetë zhvillimi i sfumon disa tregues dhe faktorë që s’duhen ose janë negativ, të cilët po t’i bësh prioritet kryesorë duhen dekada, dhe për më keq, gjendesh prapë pothuajse në të njëjtin nivel zhvillimi që kishe në fillim.
- Demokracia është, kërkesa e individit për liri, pronë, arsimim, rregull dhe mirëqenie progresive.
- Secili biznes është një institucion legal, ku njerëzit varësisht nga dëshira e tyre, përfitojnë mallëra dhe shërbime kundrejt pagesës.
- Fshati është kurora e gjelbërt me lule, plot prodhime, pemë e blegtori, në rrethinat e afërta, ose pak më të largëta të qytetit.
- Tani ata që vriten në luftime nga të dyja palët, quhen viktima.
- Për fëmijët misteret e para serioze janë qielli dhe deti, pak më vonë si u krijua dhe si erdhi në jetë vetë ai .
- Deri tani ne kemi populluar qytetet e mëdha, tani duhet, fshatrat e thella nga i gjith vendi, të vijnë e të popullojnë fshatrat përreth qyteteve të mëdha.
- Fëmijët kanë kujtesë të fortë dhe që nuk iu fshihet, prandaj duhet treguar kujdes me fjalët, premtimet dhe shpjegimet.
- Të fillosh një biznes, është sikur ke vendosur të udhëtosh në këmbë drejt një destinacioni për të paktën një vit rrjesht, për më tepër destinacioni mund edhe të mos shfaqet fare pas një viti.
- Aty ku fillojnë konfliktet racore, fetare dhe etnike, ka zbritur djalli e hyrë mes njerëzve për ti ngatërruar, e për të shfarosur njëri-tjetrin.
- Njeriu, pikë së pari është një “produkt” i sjelljes, vullnetit, mendimit dhe përceptimit të vet.
- Tek njeriu, puna fillimisht erdhi si domosdoshmëri për të mbijetuar, pastaj me kohën ajo erdhi dhe u bë e rëndësishme sa vetë jeta.
- Njerëzit e vegjël për nga shpirti, jane si puna e “kones” që s’pushon së lehuri me atë zërin jo të mirë, për të treguar se është “qen”edhe ajo
- Ka njerëz që shpirtin, për nga pikpamja e vlerave, e përzënë para se të vdesin, kur vdes të tjerëti i përcjellin kufomën, se shpirtin e ka përcjellur vetë, kohë më parë.
- Liria karakterizohet, nga ligjet, rregullat dhe standartet, ku secili para tyre është i barabartë dhe llogaridhënës.
- Tre herë kemi vrapuar në tridhjetë vitet e fundit, kur rrëzuam diktaturën, i cili ishte vrapimi i lirisë, kur u ndërtuan piramidat financiare, e treta pas partive politike, tek kjo e fundit akoma nuk jemi bindur se nuk duhet vrapuar.
- Kur biznesi të mjafton për një jetë normale, por nuk ke ndarë para në një anë, kjo s’ka të bëjë me atë se, paratë nuk fitohen me biznes të ndershëm. Kjo ka të bëjë me aftësinë tënde në fushën e biznesit, që në këtë rast është e mirë.
- Në një kompani secili është i rëndësishëm për punën që bën, ndërsa si njerëz janë të gjithë njëllojë të rëndësishëm, pavarësisht punës që bëjnë.
- Për të nisur një biznes, paraprakisht duhet të mendosh se të duhen ca para, një ide, e shumë punë.
- Puna në grup, nuk ka të bëjë me krijimin e një mjedisi familjar, apo shoqërinë e madhe mes tyre, por ka të bëjë me seriozitetin individual të secilit në punën e tij, për më tepër se cili duhet të ketë një ide më të qartë për zinxhirin dhe natyrën e punës në përgjithësi, komunikim, dhe marrëdhënie të mirë në aspektin e punës dhe komunikimit me grupin e bashkëpunimit , gjë e cila konvergon me përgjegjësi edhe më të mëdhaja në aspektin individual.
- Një pjesë e sipërmarrësve i kanë bërë paratë me punë të ndershme dhe konform ligjit, kur papritur paguajnë gjysmën e tyre për tu marrë me politikë…!!!
- Për të të kaluar koha shpejt dhe pa u ndjerë merr kredi, ke paguar këstin e parë, kur vjen muaji tjetër të duket se vetëm 3 ditë kaluan nga kesti i parë.
- Banka është si spitali privat, biznesin edhe mund ta shpëtosh por të tjerat ti fshinë , ose me mirë banka të ndihmon si dashnori i nënës
- Shumë familje janë të shqetësuara, se mos humbin traditën, shqetësimi i madh duhet të jetë ingranimi në kohën që jetojmë bashkë me vështirësitë e tij, do ishte mirë ta marrësh edhe një pjesë të traditës në këtë udhëtim të madh.
- Kur je kryefamiljar, e s’të dëgjojnë apo të mërzisin pjesëtarët e familjes, duhet tu thuash se do dalë e të marrë një shtëpi me qira, pastaj ndryshojnë qëndrim që të nesërmen, po të thanë dil, duhet të dalësh vërtetë
- Mos iu thuaj as mos iu shpjego fëmijëve ide, mendime, konstatime, vlerësime për gjëra të cilat ti mendon se kur të rritet fëmija nuk janë, ose kanë ndryshuar shumë.
- Në një shtëpi ku keqtrajtohen, vuajnë, apo nëpërkëmben femrat, nuk bën hajër kurrë ajo familje.
- Varfëria e rrit solidaritetin dhe përpjekjen e përbashkët për ndryshim.
- Mos u perziej shumë në problemet e çiftit, në rastet kur nevoja për pajtim është e shpeshtë, ka shenja dhune, apo ide për denoncim në polici, zgjidhja më e mirë dhe më e qëndrueshme është divorci.
- Fëmijët, kur rriten edhe pa prindër, apo kur njëri prind nuk jeton, sigurisht rriten edhe me prindër të divorcuar, kjo në rastet kur mes çiftit e ka marrë “ferra uratën”.
- Nëna dhe babai janë njëlloj të shtrenjtë, por nëse tenton të gjesh një dallim, nëna është dashuria ndërsa babai respekti.
- Familja është vendi ku fëmija edukohet nëpërmes sjelljes dhe modelit konkret, jo nëpërmes fjalëve
- Me gruan marrëdhënia është interesante, afërsisht është gjithandej një lloj, veç kush mashtron, ose në rastet kur gruaja është vetëshpallur lidere dhe burri ndjekës pa kushte dhe krejt i bindur i saj.
- Kursimi është nocion i fundëm, aq më tepër s’ka të bëjë me fitimin, ndërsa fitimi është nocion i pafundëm.
- Dashuria kur vjen dhe fillon e lirë, vazhdon e lirë dhe mbyllet po prapë e lirë.
- Nuk është mirë të dashurosh në moshë edhe të re, se pastaj me çfarë do ta shtysh gjithë jetën?!
- Ajo që në pleqëri duket një harmonizim i lezeçëm midis burrit dhe gruas është sepse, burri është lodhur dhe mërzitur me qëndresën ndaj gruas dhe ka hequr dorë nga ajo punë, ndërsa gruaja në atë drejtim nuk ndryshon, ajo që ka qenë më parë, por tani ajo s’ka palë reaguese.
- Me gratë e kalojnë më mirë burrat që ua dredhin, sesa ata që janë të ndershmit, sepse ata programohen për sjellje kompensuese dhe të vëmendshme, duke ia plootësuar mirë huqet dhe tekat për kohën që janë me të.
- Fëmijën mos e pyet, as mos i thuaj kurrë se, cillit prind i ka ngjarë.
- Femra që nuk i respekton për aq sa i takon njerëzit e burrit. po zuri të dashur është respektuese e krejt pallatit dhe lagjes ku jeton ai!
- Për të jetuar, jeton çdo gjallesë, njeriu për jetën dallon nga, mirësia, cilësia dhe dashuria që jep e merr me të tjerët gjatë jetës.
- Femra, sa më shumë të jetë, jo vetëm pjesëmarrëse, por drejtuese dhe organizuese në të gjitha fushat e jetës dhe shoqërisë, aq më civile, qytetare, dhe e zhvilluar është jeta e një vendi.
- Asnjëherë nuk je objekt i një konflikti kur ti vetë nuk përbën palë në të, duke mos bërë palë dashakeqësia dhe sulmi i të tjerëve shuhet vetë.
- Kur një njeri flet jo mirë për ty, kjo s’do të thote se ai të vulosi si të tillë, po nuk u mërzite ti, ai e kupton vetë se ka bërë një gabim fare të vogël.
- Kur flasim për korrupsion, vjedhje, shpërdorim detyre nga administrata publike, pikë së pari është, koncept, ndodhi, dhe ndëshkim administrativ i vetë sistemit të brendshëm dhe strukturave mbi të cilat ndërtohet kjo administratë.
- Kur shkon në një punë të re, tre vitet e para të duhen për të kuptuar mirë natyrën e punës dhe njerëzit. Gjatë kësaj kohe duhet të mblidhesh shumë dhe mos të biesh në sy kot, edhe me i vogli aty mund të të dëmtojë shumë. Duke u mledhur, je më i fortë vetë, por në të njëjtën kohë ul mundësinë e goditjeve nga të tjerët. Pastaj mund të krijosh një profil më të lirshëm, sikurse je dhe sa je në të vërtetë, gjithmonë njeri pozitiv dhe i mirë.
- Për njeriun e keq dhe që bën keq, jeta është e shkurtër dhe e trazuar, për njeriun e mirë dhe që bënë mirë, jeta është e gjatë dhe e lumtur.
- Gjithmonë ai që të urren, – vuan dhe ka dënesë shumë herë më të madhe ai nga ti, se sa ti nga ai.
- Shpirti i secilit, e din vetë se çfarë ka brenda, por me kohën e dinë të gjithë çfarë ka brenda shpirti jot.
- Miku s’provokohet kurrrë, kur jeta sjell një apo dy prova dhe ai të është gjendur, e ka provuar miqësinë me ty.
- Varësia, është zhvillimi pervers i miqësisë, sikurse edhe i dashurisë.
- Mos iu thuaj kurrë pjestarëve të familjes se për kë duhet të votojnë, as mos i pyet për kë votove.
- Kush nuk lumturohet nga mëngjesi dhe dielli i mëngjesit, më mirë të flej natën dhe ditën deri vonë.
- Natyra dhe deti janë miqtë që s’të braktisin kurrë.
- E dashura, që ndjehet e lire nga ti, të dashuron edhe më shumë
- Kur themi njeri i vogël, gjithmonë e kemi fjalën për vlerat shpirtërore që ka.
- Për jetën tënde dhe udhëtimin gjatë saj, asnjëherë nuk është përgjegjëse familja.
- Edhe binjakët lindin të ndarë, një herë njëri, pastaj tjetri.
- Motra dhe halla, janë njerëzit që të dhurojnë një dashuri të fisme dhe të qëndrueshme
- Për të bërë gjëra të mëdha në jetë, duhet të kesh edhe dashurinë e kristaltë nga katër-pesë persona të ndryshëm.
- Dashuria dhe shoqëria janë të ndara nuk e zëvendësojnë as nuk e sfumojnë njëra-tjetrën.
- Shpirt-ziu, egoisti, xhelozi dhe snobi, pikë së pari thërmojnë shpirtin e vet.
- Sytë e përcjellin shikimin tek truri, truri e percepton dhe e përcjell tek shpirti.
- Mjedisi i punës, është vendi ku kryhet puna, dhe asgjë tjetër më pak apo më shumë që nuk i shërben asaj.
- Vullneti, është motorri që vë në lëvizje energjitë dhe mundësitë e njeriut.
- Njeriun, që e dashuron, e respekton, e ke shok, e vlerëson apo e ke njëri tëndin, pikë së pari nuk duhet ta bezdisësh dhe duhet ta lësh gjithmonë të lirë.
- Zoti i don të gjithë, por më shumë ndihmon ata njerëz që, mirësinë, lutjet dhe ndihmën e tyre e drejtojnë dhe shpërndajnë midis atyre njerëzve që kanë rreth vetes.
- Kur s’ke prona, mund të konsiderosh prona të tuat, qiellin, natyrën, detin, njerëzit, kafshët, ajrin, shiun, diellin dhe hënën, për të cilat s’ke as ngatërresa për pronësinë.
- Midis asaj, a të rregullosh dynjanë, apo të shikosh punën tënde, edhe ty edhe dynjasë i bëhet më mirë të shikosh punën tënde.
- Gjëja më e keqe dhe më e zezë, të cilën njeriu s’do ta dëshironte kurrë, është vdekja.
- Mos i pyet kurrë fëmijët, kë don më shumë babain apo nënën.
- Njeriu i pasur, pasurinë e ka për vete, jo për ty!
- Jeta është më e gjatë për atë që është i varfër, sesa për atë që është i pasur…!
- Lulet i dashuron shpirti, jo mendja.
- Mos u perziej në ngatërresat e komshinjëve të tu.
- Fëmijët jane dashuria më e madhe për ty, por në të njëjtën kohë duhet të jenë edhe njerëzit më të lirë nga ti.
- Tek prindërit e divorcuar, kur nëna e ushqen fëmijën me urrejtjen pët të atin biologjik, pa e kuptuar po shkatërron jetën e një fëmije. E bën grabitës, përdhunues, ndoshta edhe vrasës, për më keq, rrit dhunuesin e saj shpirtërorë dhe fizik, në një kohë jo dhe të largët.
- Dita e Nënë Terezës, është dita ku, duhet të ndërpresim çdo gjë, e ta mbushim atë ditë 16-orëshe, me aktivitete humanitare, mes njerëzve në mbarë kombin shqiptarë. Nënë Tereza nuk u bë humaniste e shenjtë duke ndenjur. Po të ishte gjallë, do bërtiste me të madhe, për faktin se si e përkujtojmë ne me ditë pushimi, Atë dhe misionin e saj.
- Secili duhet të përpiqet dhe të kërkojë ndihmë, për të pasur atë që i mungon dhe i nevojitet.
- Sa më shumë të ketë njerëz të pasur, të rehatuar, njerëz që i kanë plotësuar nevojat normale jetike, aq më shpejt vjen radha jote për një jetë më të mirë.