Deri kur?
Harruat se si u rritet, sa vuajtët? Përse dreqin dëshironi ta përsëritni fatin tuaj tek të tjerët? I mjerë do quhesh ti, që e rrit fëmijën me mllef për botën, që e mëson se si ai nuk ka tjetër, se duhet të jetë më i mirë se i afërmi apo shoku ti.
I helmoni që të vegjel në shpirt dhe kur ata rriten e vuani rrugën që në gjak i keni futur po ju! Dëgjuat diku se duhet të jesh krenar për veten, ama shumë prej jush e ngatërruat atë pjesë me të qënurit mëndjemadh, të djallëzuar, e të pa ngopur!
Krenari nuk do të thot të jeshë më e bukura e as më i pasuri, besomëni se krenari do të thotë të punosh fort për veten dhe familjen, dhe të mos fshehësh jetën tënde, lodhja të ndikojë tek ty aq sa në darkë mos të kesh kohë të parazitosh në rrjetet sociale pa kuptim në orë të tëra, duke parë se si jeton dikush dhe të fillosh t’i bësh analizën me mëndjen tënde të cekët, se është apo jo i moralshëm!
Se ju jeni lloji i i personave që vërtet nuk ndaleni as në të mirë e as në të keq! Por kush jeni ju që interesoheni e flisni për tjerët, aq sa kurrë nuk keni folur për jetën tuaj? Ju dhimbset e shkreta jetë kur të vërtetën në sy ua thon e filloni të tregoheni paragjykues vetëm për t’a lënduar atë dhe për ta futur akoma më thellë në baltë shpirtin tuaj!
Vetëm nga fjalët shumë mbetën të mjerë në jetë, dhe përsëri flasin e i vrasin po me fjalë! A thua se ty të rrethon perfeksioni?Unë e di që askush nuk është i tillë, ama duke u kujdesur për veten dhe atë ç’ka ne na rrethon, ne ndryshojmë veten, përmirësojmë shpirtin dhe zemrën duke i larë ato nga pëlhuri i lënë aty nga verbimi i syve tanë, duke u marrë me jetën e dikujt tjetër, ne harrojmë tonën!
Harrojmë se nuk do të jemi të përjetshem, jeta vërtetë në shumë raste quhet e shkurtër dhe në shumë të tjera e gjatë, ama dihet, se e ka një fund kjo botë. Harrojmë të duam veten dhe nuk duam as të tjerët, por deri kur? Unë i frikësohem vetmisë, o njëri!
Se nëse nuk e ke dikë që të do, dikë që të këshillon, dikë që të flet, dikë që të pret, dikë që të falë dhe dikë që lutet për ty, je i vdekur mes të gjallëve!











